Departamenti Amerikan i Shtetit ka përfshirë Shqipërinë, Bosnjë Hercegovinën dhe Serbinë në listën e fundit të shteteve kryesore që pastrojnë para në botë, teksa institucionet e tyre financiare janë të përfshirë në transaksionet në valutë, që përfshijnë të ardhurat të konsiderueshme nga trafiku i drogës.
Raporti është botuar në 14 mars nga Zyra për Çështjet e Narkotikut Ndërkombëtar dhe Zbatimit të Ligjit, të Departamentit të Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe titullohet “Raporti i Strategjisë për Kontrollin e Narkotikëve- Pastrimi i parasë dhe Krimet Financiare”.
Të tre vendet e Ballkanit janë identifikuar si pjesë e një rruge për trafikun ndërkombëtar të drogës, por jo si prodhuese të mëdha të drogës, raporton Monitor.
“Shqipëria mbetet një vend i rëndësishëm burimi për marihuanë, si dhe një rrugë tranzite për kokainë dhe heroinë e destinuar për tregjet evropiane,” janë pretendimet e raportit.
Për Shqipërinë raporti thotë se nuk është një qendër rajonale financiare apo qendër e parajsave fiskale. Vendi mbetet në rrezik të konsiderueshëm për pastrimin e parave për shkak të korrupsionit të shfrenuar dhe institucioneve të dobëta ligjore dhe qeveritare. Shqipëria ka një ekonomi të madhe në cash dhe të sektorit informal, me prurje të mëdha të parave nga jashtë në formën e remitencave.
Të ardhurat më të mëdha të gjeneruara nga krimi në Shqipëri përfshijnë trafikimin e drogës, evazionin fiskal, kontrabandën dhe trafikimin e qenieve njerëzore. Shqipëria ka një treg të zi të konsiderueshëm për mallra të kontrabanduara, dhe kontrabanda është lehtësuar nga kontrollet e dobëta kufitare dhe procedurat doganore. Shqipëria prodhon dhe eksporton sasi të konsiderueshme marihuanë, kryesisht për përdorim europian, dhe është një vend tranzit për heroinën afgane dhe kokainën, duke shërbyer si një portë kryesore për shpërndarjen e heroinës në të gjithë Evropën.
Shqipëria shërben si një bazë e operacioneve rajonale për organizatat e krimit të organizuar. Të ardhurat e paligjshme mund të pastrohen lehtë, tha raporti.
Pasuritë e paluajtshme (veçanërisht në zonat bregdetare), projektet e zhvillimit të biznesit, dhe të lojërave të fatit janë ndër metodat më të popullarizuara për të fshehur të ardhurat e paligjshme. Ligjvënësit njohin nevojën për të luftuar pastrimin e parave, por mbeten kryesisht të paefektshëm për të bërë këtë. Policia e Shtetit ka një njësi të dedikuar Krimit Ekonomik, që bën përpjekje për të parandaluar pastrimin e parave, ndërsa policia dhe prokurorët vazhdojnë të trajnohen në këtë temë. Ka nevojë për bashkëpunim më të mirë mes policisë dhe prokurorët.
Raporti shton se ndërsa autoritetet shqiptare raportuan një rritje të arrestimeve dhe shkatërrimin e plantacioneve të kanabisit në vitin 2016, ka pasur edhe raporte të rritjes së kultivimit të kanabisit brenda vendit. Megjithatë, me përjashtim të marihuanës, përdorimi i paligjshëm i drogës nuk duket të jetë i përhapur.
Ndërkohë që Qeveria e Shqipërisë miratoi reforma të kodit penal dhe ndryshime legjislative në 2012 përpjekjet e zbatimit kanë qenë të dobëta. Pavarësisht nga një numër i konsiderueshëm i hetimeve të pastrimit të parave, numri i ndjekjeve penale të pastrimit të parave mbetet i ulët.
Deri në mes të vitit 2016 katër raste të pastrimit të parave janë referuar në gjykatë për ndjekje, ndërsa shtatë të pandehur janë dënuar për veprën.
Në vitin 2016 Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm ka punësuar një ekspert të tretë për të ndihmuar në hetimin e rasteve. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

LSM kërkon rritjen e pagës minimale, Mickoski: Paratë për kontribute shtesë që do t’i paguante Qeveria nuk janë paraparë në buxhet

Gjykimi për shpëlarje parash, eksperti thotë se paratë cash për 7 vjet u deponuan në llogarinë e të akuzuarës nga babai i saj

Jashari: Kurti nuk është i interesuar të formojë qeverinë, vonesat e KQZ-së nuk janë të rastësishme

Përbërja e re e kuvendit, grupet parlamentare dhe votat që morën kandidatët për deputetë

Mbrohen në heshtje zyrtarët e Aeroportit, Prokuroria kërkon aktgjykim dënues ndaj tyre

Gjashtë të lënduar në një aksident në Leposaviq, policia jep detaje

Gjykimi për shpëlarje parash, eksperti thotë se paratë cash për 7 vjet u deponuan në llogarinë e të akuzuarës nga babai i saj

Prokuroria urdhëron rinumërimin e votave në Vushtrri, Rrezarta Krasniqi e LDK-së akuzon bashkëpartiakun Xhafer Tahiri për manipulim të votave

Gjeneral Kudusi Lama rrëfen se si u njoftua për rrethimin e familjes Jashari nga forcat serbe

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi