LAJMI I FUNDIT:

SHBA sërish rekord viktimash, 2.228 të vdekur në 24 orët e fundit

SHBA sërish rekord viktimash, 2.228 të vdekur në 24 orët e fundit

Pas dy ditësh rënie, SHBA-ja regjistroi sërish një rekord të errët prej më shumë se 2.200 të vdekur në 24 orë nga coronavirusi i ri, bilanci më i rëndë i regjistruar nga një vend, sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins.

Ndërkohë që numri i të vdekurve ishte ulur dy ditë më parë në rreth 1.500 të dielën dhe të hënën, SHBA-ja ka regjistruar 2.228 të vdekur në orën lokale 20:30, sipas shifrave të universitetit, të aktualizuara në vazhdimësi.

Kjo e çon bilancin amerikan në 25.757 të vdekur në total, raporton ATSh.


Rekordi i mëparshëm i të vdekurve në një ditë prej 2.108 u regjistrua të premten në SHBA.

SHBA-ja është vendi më i goditur nga COVID-19, para Italisë me më shumë se 21.000 të vdekur, Spanjës me më shumë se 18.000 të vdekur dhe Francës me më shumë se 15.700. /kp/Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Një përmbledhje – edhe përmes grafikëve – se si Ukraina ka ndryshuar në tri vitet që nga pushtimi në shkallë të plotë nga Rusia

Një përmbledhje – edhe përmes grafikëve – se si Ukraina ka ndryshuar në tri vitet që nga pushtimi në shkallë të plotë nga Rusia

Botë
Kancelari i ardhshëm i Gjermanisë thotë se Evropa duhet

Kancelari i ardhshëm i Gjermanisë thotë se Evropa duhet "të arrijë pavarësinë" nga SHBA

Botë
Kur vendet më të mëdha në botë do të arrijnë kulmin e popullsisë?

Kur vendet më të mëdha në botë do të arrijnë kulmin e popullsisë?

Botë
Shtëpia e Bardhë: Lufta Rusi-Ukrainë mund të përfundojë këtë javë

Shtëpia e Bardhë: Lufta Rusi-Ukrainë mund të përfundojë këtë javë

Botë
Ursula von der Leyen mbërrin në Kiev me 3.5 miliardë euro ndihmë të re financiare për Ukrainën

Ursula von der Leyen mbërrin në Kiev me 3.5 miliardë euro ndihmë të re financiare për Ukrainën

Botë
Rregullat e reja të qirasë së plazheve godasin rëndë Ulqinin

Rregullat e reja të qirasë së plazheve godasin rëndë Ulqinin

Mali i Zi
Kalo në kategori