LAJMI I FUNDIT:

SHBA pranon 6 mijë refugjatë irakianë

SHBA pranon 6 mijë refugjatë irakianë

Administrata e presidentit amerikan George Bush do të pranojë rreth gjashtë mijë refugjatë irakianë brenda Shteteve të Bashkuara, deri në fund të shtatorit, njoftoi Departamenti i Shtetit.

Disa senatorë kanë kritikuar Shtëpinë e Bardhë se nuk po bën mjaftë për refugjatët irakianë. SHBA-të synojnë të pranojnë gjithsej 12 mijë refugjatë irakianë, njofton Radio Evropa e Lirë.

Shtetet e Bashkuara kanë pranuar numër shumë më të vogël të refugjatëve krahasuar me vendet tjera dhe me shifrën e përgjithshme prej dy milionë irakianësh, të cilët janë larguar nga vendi, pas invazionit amerikan në vitin 2003.