Në Shtetet e Bashkuara, numri i të vdekurve nga coronavirusi vazhdon të rritet me shpejtësi dhe ka arritur në rreth 2500, me rreth 140 mijë të testuar pozitivë.
Në një konferencë shtypi të dielën mbrëma, Presidenti Donald Trump e zgjati deri më 30 prill afatin për zbatimin e udhëzimeve të distancimit social.
Ai tha se piku i vdekjeve në SHBA me gjasë do të arrijë pas dy javësh, por theksoi se shpreson që vendi të hyjë në rrugën e rimëkëmbjes nga coronavirusi përpara 1 qershorit.
Presidenti akuzoi spitalet se po grumbullojnë respiratorë, për të cilët kërkesa është mjaft e madhe.
Ai tha se çdo spital që nuk i përdor respiratorët duhet t’i dorëzojë ato. Pak ditë më parë Presidenti Trump përdori fuqitë e emergjencës për t’i kërkuar firmës General Motors të prodhojë respiratorë për pacientët e coronavirusit, pasi e kishte akuzuar më parë këtë kompani se po harxhonte kohën me negociata.
Dje, ai shprehu më tepër optimizëm për firmën General Motors, duke thënë se ajo po punon fort. Administrata e tij është nën presion për të shtuar prodhimin e respiratorëve, që janë me rëndësi kritike për të shpëtuar pacientët me komplikacione nga coronavirusi.
Eksperti më i lartë i qeverisë amerikane për sëmundjet infektive, Anthony Fauci, parashikoi të dielën se 100 deri në 200 mijë amerikanë mund të vdesin nga coronavirusi.
Dr. Fauci, Drejtor i Institutit Kombëtar të Alergjive dhe Sëmundjeve Infektive tha se Shtetet e Bashkuara do të kenë ndoshta “miliona raste” me COVID-19. Ai tha se shifrat e tij bazohen në modele shkencore që ndikohen nga shumë faktorë.
Si dr. Fauci edhe dr. Thomas Inglesby, drejtor i Qendrës për Sigurinë e Shëndetit në Universitetin Johns Hopkins, hodhën poshtë sugjerimet e Presidentit Donald Trump për zbutjen e masave si këshilla për të ndenjur në shtëpi dhe distancimi sociale për frenimin e përhapjes së coronavirusit.
Dr. Fauci tha se do të mbështeste lehtësimin e masave kundër koronavirusit në zonat më pak të goditura të vendit, nëse rritet disponibiliteti i testeve për t’i monitoruar ato zona. Por ai tha se situata është pak e paqartë aktualisht.
“Duhet të vazhdojmë me distancimin social”, tha Dr. Inglesby në televizionin Fox.
Ritmi i coronavirusit në Shtetet e Bashkuara ka qenë alarmues, me 1 mijë të vdekur regjistruar gjatë një muaji dhe 1 mijë të tjerë vetëm dy ditët e fundit.
Presidenti Trump sugjeroi javën e kualuar se pjesë të vendit mund të rikthehen në punë pa problem, duke vazhduar “distancimin social dhe larjen e duarve”.
I pyetur nëse kjo është e realizueshme, Dr. Inglesby tha: “Nuk besoj”.
Ai tha se nëse amerikanët, miliona prej të cilëve po punojnë nga shtëpia ose po rrinë në shtëpi pa page, kthehen në punë para kohe, coronavirusi do të përhapet “gjerësisht dhe me agresivitet. Duhet seriozisht të vazhdojmë kufizimet”.
Nënpresidenti Mike Pence, që drejton grupin e punës së administratës për luftën kundër coronavirusit, i the televizionit Fox News se në ditët në vazhdim do t’i japë Presidentit Trump të dhëna lidhur me përparimin e sëmundjes.
“Do ta hapim vendin sa më parë që të mund ta bëjmë një gjë të tillë në mënyrë të përgjegjshme”, tha ai.
Pence tha se “duhet të jetë inkurajuese për amerikanët” që nga qindra mijëra njerëz që janë testuar, vetëm 10 për qind kanë rezultuar pozitivë.
Por kryetarja demokrate e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, paralajmëroi për ditë të vështira. Ajo tha se vendimet e Presidentit Trump kanë rezultuar vdekjeprurëse, përfshirë mohimin e tij fillestar të ndikimit të pandemisë dhe vonesat e qeverisë për të siguruar paisjet mjekësore për zonat ku janë të nevojshme.
“Duhet të parandalojmë humbjet e mëtejshme të jetëve, jo të rifillojmë hapjen. Duhet të vazhdojmë testimet”, tha ajo në CNN.
Guvernatori republikan i Merilendit, Larry Hogan u bëri jehonë ekspertëve të shëndetësisë.
“Do të ndjekim këshillën e doktorëve dhe shkencëtarëve”, tha ai në Fox News. Ai tha se jo vetëm që vendi nuk do t’i kthehet normalitetit për Pashkë, por “mendojmë që pas dy javësh do të jetë më keq, jo më mirë”.
Guvernatorja demokrate e Miçiganit, Gretchen Whitmer, që ka debatuar shpesh me republikanin Trump lidhur me mungesat në paisjet mjekësore për profesionistët e shëndetësisë, than ë CNN se duhet ndaluar përhapja e coronavirusit “për t’u dhënë spitaleve shansin” që trajtojnë pacientët.
Presidenti Trump, kishte shqyrtuar mundësinë e vënies në karantinë për dy javë të shteteve Nju Jork, Nju Xhersi dhe Kenektikat, por u tërhoq nga kjo lëvizje, duke i bërë thirrje Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve që të lëshojë një “udhëzim të rreptë për udhëtimet” në zonën që përfshin këto shtete. VOA
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
SHBA dhe Ukraina 'shumë afër' nënshkrimit të marrëveshjes për mineralet, thotë Boris Johnson

Kush është Alice Weidel, liderja homoseksuale e AfD-së në Gjermani që jeton në Zvicër?

Shtëpia e Bardhë: Lufta Rusi-Ukrainë mund të përfundojë këtë javë

Një përmbledhje – edhe përmes grafikëve – se si Ukraina ka ndryshuar në tri vitet që nga pushtimi në shkallë të plotë nga Rusia

Tensione të reja në Serbi, përleshje mes protestuesve dhe policisë në Novi Sad

Departamenti i Mbrojtjes i thotë stafit civil të injorojë kërkesën e Elon Musk për të raportuar për produktivitetin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri