LAJMI I FUNDIT:

SHBA ndihmojnë bankat në krizë

SHBA ndihmojnë bankat në krizë

Pas falimentimit të IndyMac, bankë kjo mjaft e fuqishme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, njëherësh dhe një nga kredidhënësit më të mëdhenj në tregun e pasurive të patundshme të vendit, sektori bankar në SHBA druhet se do të ketë edhe falimentime të tjera.

Probleme akute me likuditetin tashmë kanë edhe Freddie Mac dhe Fannie Mae, dy financuesit më të mëdhenj të hipotekave në SHBA.

Për tu përballuar kjo krizë Qeveria amerikane ka shpallur një sërë masash të jashtëzakonshme të cilat kanë për qëllim ringjalljen e besimit tek dy kompanite gjigante të kredive, Fannie Mae dhe Freddy Mac.

Ministria e Thesarit ka thënë se do të ndihmoj këto kompani, me të gjitha mënyrat e mundshme për t’i nxjerrur ato nga kjo situatë.


Ministri i Thesarit, Henry Paulson, ka deklaruar se qeveria do të siguroj edhe fonde të tjera për këto banka dhe nëse ka nevojë do t’i blejë edhe askionet e saj.

"Këto kompani janë shumë të rëndësishme për tregjet e shtëpive".