LAJMI I FUNDIT:

SHBA ndërprenë 1 miliardë dollarë për ndihma në Pakistan

SHBA ndërprenë 1 miliardë dollarë për ndihma në Pakistan

Qeveria amerikane ka thënë se do të ndërpresë ndihmën për siguri në ushtrinë pakistaneze në vlerë të 1 miliardë dollarëve, derisa të merret “hapi vendimtar” kundër talibanëve afgane dhe rrjetit Haqqani, të cilët veprojnë brenda kufijve të Pakistanit.

Vendimi është njoftuar nga zëdhënësja e Departamentit të Shtetit, Heather Nauert.

“Talibanët dhe rrjeti Haqqani vazhdojnë të gjejnë strehim brenda Pakistanit derisa stabilizojnë Afganistanin dhe sulmojnë personelin amerikan dhe atë të aleatëve”, ka thënë Nauert.


“Derisa qeveria e Pakistanit të marrë hapin vendimtar kundër talibanëve afganë dhe grupit Haqqani, Shtetet e Bashkuara do të ndërpresë atë lloj të ndihmës për siguri në Pakistan”, ka thënë ajo.

Sipas saj departamenti është duke punuar ende në detaje, mirëpo në këtë ndalim përfshihen rreth 900 milionë dollarë për operacionet kundërterrorizmit.

Shtëpia e Bardhë i ka bërë thirrje Pakistanit më 2 janar të bëjë më shumë në luftimin e terrorizmit dhe se do të njoftonte për “hapa specifik” brenda disa ditëve për t’i bërë presion Pakistanit.

Përmes një postimi në Twitter më 1 janar, presidenti amerikan, Donald Trump ka kërcënuar me ndërprerjen e ndihmave në vlerë të miliarda dollarëve për Pakistanin, duke akuzuar Islamabadin për krijimin e strehës së sigurt të ekstremistëve që veprojnë në Afganistan.

Më 4 janar, gjenerali i Pakistanit, Asif Ghafoor, i ka thënë televizionit Geo, se Islamabadi kërkon të vazhdojë bashkëpunimin me Shtetet e Bashkuara mirëpo “nuk do të bëjë kompromise ndaj interesave të shtetit dhe imazhit të tij”.

Ai ka thënë se Pakistani do të përgjigjet për çdo hap që merr qeveria amerikane kundër Pakistanit, pa dhënë më shumë detaje. /Rel/

Në trend Botë

Më shumë

"Armëpushimi vetëm do t'i jap kohë forcave të Ukrainës" - a po e refuzon Rusia marrëveshjen?

Botë
Çfarë do të bëjë Trumpi nëse Rusia i thotë jo armëpushimit?

Çfarë do të bëjë Trumpi nëse Rusia i thotë jo armëpushimit?

Botë
Rusia 'paraqet listën e kërkesave' për marrëveshje për t'i dhënë fund luftës

Rusia 'paraqet listën e kërkesave' për marrëveshje për t'i dhënë fund luftës

Evropa
Pamje të reja të përplasjes së anijes me kontejnerë më tankerin që transportonte karburant për ushtrinë amerikane

Pamje të reja të përplasjes së anijes me kontejnerë më tankerin që transportonte karburant për ushtrinë amerikane

Evropa
Dodik kërkon ndihmën e Rusisë për t'i shpëtuar arrestimit

Dodik kërkon ndihmën e Rusisë për t'i shpëtuar arrestimit

Bosnja
Tërmeti më i fortë në 40 vjet godet Napolin, i gjithë qyteti zgjohet nga 'zhurma e madhe' para lëkundjes

Tërmeti më i fortë në 40 vjet godet Napolin, i gjithë qyteti zgjohet nga 'zhurma e madhe' para lëkundjes

Evropa
Kalo në kategori