LAJMI I FUNDIT:

SHBA, mbi 980 mijë të prekur dhe 6 simptoma të reja të coronavirusit

SHBA, mbi 980 mijë të prekur dhe 6 simptoma të reja të coronavirusit

Të hënën, të tjera shtete amerikane iu bashkuan vendimit për të hapur ekonomitë e tyre, duke hequr disa nga kufizimet që synojnë të parandalojnë përhapjen e coronavirusit.

Vendimet vijnë ndërsa zyrtarët federalë të shëndetësisë kanë zgjeruar listën e simptomave të mundshme që shoqërojnë sëmundjen. Sipas tyre ethet, dhimbja e muskujve, ajo e kokës, e fytit dhe humbja e ndjesisë së nuhatjes apo shijes, mund të jenë shenja të një infeksioni me coronavirus.

Fillimisht Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve kishin përmendur vetëm temperaturën, gulçimin dhe kollën si simptoma të mundshme të COVID-19. Kolorado, Misisipi, Montana dhe Tenesi lejuan të hënën disa biznese të rifillojnë veprimtarinë e tyre. Ata i bashkohen shteteve si Xhorxhia, Oklahoma, Alaska dhe Karolina e Jugut në përpjekjen për t’i rikthyer njerëzit në punë dhe për një rikthim tek jeta normale.


Ndërkohë ekspertët e shëndetit kanë paralajmëruar rreth rrezikut që paraqet një hapje e parakohshme, dhe shumë guvernatorë kanë njoftuar se masat në shtetet e tyre do të vazhdojnë të jenë në fuqi për të garantuar mbrojtjen e popullatës.

Të hënën në SHBA u regjistruan mbi 980 mijë raste me COVID-19 dhe rreth 55 mijë të vdekur. Shteti i Nju Jorkut, epiqendra e pandemisë në vend ka rreth 30 për qind të rasteve të të prekurve dhe vdekjeve në SHBA.

Guvernatori Andrew Cuomo tha të dielën se me përfundimin e afatit të urdhrit për qëndrim në shtëpi të popullatës, më 15 maj, do të hapen vetëm bizneset e ndërtimit dhe të prodhimit në ato pjesë të shtetit që nuk janë goditur shumë ashpër nga pandemia. Një hapje e mëtejshme do të konsiderohej pas dy javësh.

Në trend Botë

Më shumë
Kancelari i ardhshëm i Gjermanisë thotë se Evropa duhet

Kancelari i ardhshëm i Gjermanisë thotë se Evropa duhet "të arrijë pavarësinë" nga SHBA

Botë
Çfarë do të thotë për Evropën fitorja e Friedrich Merz?

Çfarë do të thotë për Evropën fitorja e Friedrich Merz?

Evropa
Astronomët zbulojnë

Astronomët zbulojnë "çelësin" që na ndihmon të kërkojmë për jetë në planete tjera

Botë
Ursula von der Leyen mbërrin në Kiev me 3.5 miliardë euro ndihmë të re financiare për Ukrainën

Ursula von der Leyen mbërrin në Kiev me 3.5 miliardë euro ndihmë të re financiare për Ukrainën

Botë
Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri

Evropa
Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

Evropa
Kalo në kategori