LAJMI I FUNDIT:

SHBA, mbi 3.000 të vdekur nga COVID-19

SHBA, mbi 3.000 të vdekur nga COVID-19

Numri i personave që kanë humbur jetën si pasojë e coronavirusit në SHBA ka arritur mbi 3.000, sipas të dhënave të publikuara nga Universiteti Johns Hopkins.

Sipas universitetit, numri i të vdekurve është 3.008 dhe janë konfirmuar 163.429 raste, ndërsa SHBA-ja lufton për të frenuar përhapjen e virusit.

Më herët gjatë ditës, mjeku që drejton ekipin kundër coronavirusit në Shtëpinë e Bardhë, theksoi se priteshin deri në 200.000 të vdekur si pasojë e coronavirusit, nëse reagimi i SHBA-së ndaj shpërthimit të tij do të jetë pothuajse i përsosur.


“Nëse i bëjmë gjërat së bashku mirë, pothuajse në mënyrë të përsosur, ne mund të kemi nga 100.000 deri 200.000 të vdekur. Ne as nuk duam ta shohim diçka të tillë”, theksoi Deborah Birx ndërsa fliste në emisionin televiziv në mëngjes.

Ndërkohë, Virginia, Maryland dhe District of Columbia urdhëruan banorët e tyre të qëndrojnë në shtëpi në përpjekje për të parandaluar përhapjen e coronavirusit ndërsa Florida lëshoi kufizime për disa banorë.

SHBA është bërë vendi me numrin më të madh të personave të infektuarve me coronavirus, ndjekur nga Italia, Spanja dhe Kina.

Pasi virusi u shfaq në qytetin kinez Wuhan në dhjetor, që nga ajo kohë është përhapur në 177 vende dhe rajone.

Numri i të infektuarve në botë ka arritur në 784,314 raste të konfirmuara, me 37.638 vdekje dhe 165,288 janë shëruar nga sëmundja, sipas Universitetit Johns Hopkins. /kp/Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Tensione të reja në Serbi, përleshje mes protestuesve dhe policisë në Novi Sad

Tensione të reja në Serbi, përleshje mes protestuesve dhe policisë në Novi Sad

Serbia
Shtëpia e Bardhë: Lufta Rusi-Ukrainë mund të përfundojë këtë javë

Shtëpia e Bardhë: Lufta Rusi-Ukrainë mund të përfundojë këtë javë

Botë
Një përmbledhje – edhe përmes grafikëve – se si Ukraina ka ndryshuar në tri vitet që nga pushtimi në shkallë të plotë nga Rusia

Një përmbledhje – edhe përmes grafikëve – se si Ukraina ka ndryshuar në tri vitet që nga pushtimi në shkallë të plotë nga Rusia

Botë
Pas “rezultatit historik” në zgjedhjet në Gjermani, Weidel e AfD-së thotë se mori urime nga Elon Musk

Pas “rezultatit historik” në zgjedhjet në Gjermani, Weidel e AfD-së thotë se mori urime nga Elon Musk

Evropa
SHBA dhe Ukraina 'shumë afër' nënshkrimit të marrëveshjes për mineralet, thotë Boris Johnson

SHBA dhe Ukraina 'shumë afër' nënshkrimit të marrëveshjes për mineralet, thotë Boris Johnson

Botë
Departamenti i Mbrojtjes i thotë stafit civil të injorojë kërkesën e Elon Musk për të raportuar për produktivitetin

Departamenti i Mbrojtjes i thotë stafit civil të injorojë kërkesën e Elon Musk për të raportuar për produktivitetin

Amerika
Kalo në kategori