Shtetet e Bashkuara dënuan Turqinë për testimin e një sistemi të përparuar rus të mbrojtjes ajrore të premten, një veprim që Ankaraja e ndërmori pa marrë parasysh paralajmërimet amerikane.
Televizioni Haber, që është pranë qeverisë, tha në faqen e tij të internetit se ushtria e Turqisë provoi sistemin rus S-400 të mbrojtjes ajrore ruse në provincën Sinop të Detit të Zi.
Ai i bazoi raportet e tij në një video amatore, që njoftohet se është filmuar në Sinop. Media të tjera kishin njoftime të ngjashme.
Departamenti amerikan i Shtetit tha se lëshimi i raketave është “i papajtueshëm me përgjegjësitë e Turqisë si një aleat i NATO-s dhe një partner strategjik” i Shteteve të Bashkuara.
Një zëdhënës i Departamentit amerikan të Mbrojtjes tha se “Ne kemi qenë të qartë: një sistem operativ S-400 nuk është në përputhje me angazhimet e Turqisë si një aleat i SHBA-së dhe NATO-s. Ne kundërshtojmë blerjen e sistemit nga Turqia dhe jemi thellësisht të shqetësuar nga njoftimet se Turqia po e vë atë në veprim”, tha ai duke shtuar se sistemi “nuk duhet të aktivizohet”.
“Aktivizimi do të sillte pasoja serioze për marrëdhënien tonë të sigurisë”, tha zëdhënësi, duke shtuar se Turqia tashmë është pezulluar nga programi i avionëve luftarakë amerikanë F-35, “dhe S-400 vazhdon të jetë një pengesë për përparimin në drejtime të tjera në marrëdhëniet dypalëshe”.
Kryetari i Komisionit të Senatit për Marrëdhënie me Jashtë, republikani Jim Risch, e quajti provën “sjellje të papranueshme” nga një aleat i NATO-s.
Senatori Risch tha në një deklaratë se lëvizja dëmton NATO-n dhe përbën një kërcënim të drejtpërdrejtë për avionët bombardues amerikanë F-35 dhe sistemet e tjera të aleatëve të Shteteve të Bashkuara dhe NATO-s.
“Ligji amerikan parashikon sanksione kundër vendeve që vazhdojnë të thellojnë marrëdhënien e tyre të mbrojtjes me Rusinë dhe administrata duhet të dërgojë një sinjal të fortë se Turqia duhet të zhvendosë S-400 e saj”, thuhet në deklaratë.
Senatori Bob Menendez, demokrati më me peshë në komision, tha në një deklaratë se “Turqia duhet të sanksionohet menjëherë për blerjen dhe përdorimin e këtij sistemi”.
Senatori Menendez nuk e kurseu nga kritikat administratën e zotit Trump, duke thënë “dështimi i Presidentit Trump për të ndjekur ligjin dhe afërsia e tij me [Presidentin Turk] Rexhep Tajip Erdogan përbën një kërcënim serioz për sigurinë tonë kombëtare dhe atë të aleatëve dhe partnerëve tanë të NATO-s në Evropë”.
Një zyrtar amerikan tha të premten se SHBA beson se Turqia përdori tre raketa në provë – të gjitha goditjet të suksesshme. Zyrtari foli në kushte anonimiteti për të diskutuar informacion që nuk është bërë ende publik.
Uashingtoni ka paralajmëruar Ankaranë se rrezikon sanksionet e SHBA nëse sistemi S-400 aktivizohet.
Zyrtarët ushtarakë dhe të mbrojtjes turke kanë refuzuar të komentojnë mbi raportet.
Ankaraja këmbëngul se ajo u detyrua të blinte sistemin rus pasi Uashingtoni refuzoi t’i shesë atij sistemin Patriot të SHBA. Ajo argumenton gjithashtu se është e drejta sovrane e Turqisë për të blerë sistemin që dëshiron.
Rusia i dorëzoi Turqisë sistemin e mbrojtjes vitin e kaluar. Turqia fillimisht kishte thënë se S-400 do të hynte në funksionim në prill, por e shtyu aktivizimin e tij.
Gjatë një vizite në Turqi në fillim të këtij muaji, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg përsëriti se sistemi i prodhuar nga Rusia, i cili thuhet se i ka kushtuar Turqisë 2.5 miliard dollarë, nuk mund të integrohet në sistemin e mbrojtjes ajrore dhe raketore të NATO-s.
Turqia pritej gjerësisht ta provonte sistemin këtë javë, pasi lëshoi njoftime paralajmëruese që anijet dhe avionët të shmangnin atë zonë në Detin e Zi.
Presidenti amerikan Donald Trump është nën presion nga ligjvënësit për të sanksionuar Turqinë lidhur me marrëveshjen S-400.
Në vitin 2018, Uashingtoni imponoi sanksionet ndaj Turqisë për ndalimin e një pastori amerikan, duke shkaktuar një krizë të rëndë monetare në vend. Sanksionet u hoqën pas lirimit të pastorit. /VOA/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Trump thotë se armëpushimi duhet të vijë “sa më shpejt të jetë e mundur”, beson se ‘kostoja dhe barra’ e sigurimit të paqes duhet të bie mbi kombet e Evropës

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Financial Times: Zelensky i kishte reaguar me nervozizëm njeriut të Trump në takimin për mineralet

Trump thotë se armëpushimi duhet të vijë "sa më shpejt të jetë e mundur", beson se 'kostoja dhe barra' e sigurimit të paqes duhet të bie mbi kombet e Evropës

SHBA i bashkohet Rusisë në votimin kundër rezolutës së OKB-së që dënon agresionin e Moskës

Putin do të pranonte paqeruajtës në Ukrainë si pjesë e marrëveshjes së paqes, thotë Trump

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania