LAJMI I FUNDIT:

SHBA: Çifti i paftuar hyri në Shtëpinë e Bardhë

SHBA: Çifti i paftuar hyri në Shtëpinë e Bardhë

Një çift i pasur qartas është përvjedhur nëpër pjesëtarët e sigurisë, për të marrë pjesë në një darkë shtetërore në Shtëpinë e Bardhë këtë javë.

Shërbimi Sekret i Shteteve të Bashkuara ka konfirmuar se Tarik dhe Mishele Salahi u futën të paftuar në darkën e shtruar për kryeministrin e Indisë, Manmohan Singh.

Por, ky shërbim ka thënë se presidenti Barack Obama dhe kryeministri Manmohan Singh, asnjëherë nuk ishin në rrezik, pasi mysafirët e paftuar kishin kaluar nëpër kontrollin e njëjtë të sigurisë sikur edhe të 300 mysafirët e tjerë, që ishin ftuar.

Më vonë, çifti Salahi, në internet i ka publikuar disa fotografi të tyre, ku ata shihen me mysafirët e tjerë në këtë darkë, përfshirë edhe zëvendës presidentin, Joe Biden. /REL/