LAJMI I FUNDIT:

SHBA akuzon Iranin për sulmin ndaj bazës amerikane në Irak

SHBA akuzon Iranin për sulmin ndaj bazës amerikane në Irak

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka autorizuar ushtrinë amerikane që t’i përgjigjet sulmit të djeshëm me raketa ndaj një fraksioni të armatosur pro-iranian në Irak që vrau dy ushtarë amerikanë dhe një britanik, tha sot Pentagoni.

Sekretari i Shtetit për Mbrojtjen, Mark Esper, si dhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Mark Miley, nuk akuzuan në mënyrë të qartë fraksionin pro-iranian Hezbollah ose ndonjë grup tjetër të armatosur, por e bënë të qartë se ata besuan se Irani ishte pas sulmit.

Ata thanë që të gjitha opsionet për një përgjigje të SHBA ndaj këtij sulmi vdekjeprurës po merreshin në konsideratë.


“Presidenti më ka autorizuar të ndërmarr të gjitha hapat e nevojshëm në përputhje me udhëzimet e tij”, tha Esper një konference shtypi.

I pyetur nëse Pentagoni po planifikonte sulme në Iran, Esper u përgjigj se sulmet ndaj fraksioneve të armatosura në Irak ishin përparësi.

“Në këtë pikë, unë nuk do të përjashtoja asnjë mundësi, por theksoj se ne jemi të përqendruar në fraksion ose fraksione që besojmë se janë pas sulmit të djeshëm në Irak”, shpjegoi Esper.

Uashingtoni ka paralajmëruar vazhdimisht se vrasja e amerikanëve jashtë vendit është një linjë e kuqe, e ndjekur nga hakmarrja nga Shtetet e Bashkuara.

Mes shqetësimeve se tensionet midis Uashingtonit dhe Teheranit mund të përshkallëzohen në konflikt të hapur, Dhoma e Përfaqësuesve të Kongresit të kontrolluar nga demokratët, votuan dje për një ligj që kufizon aftësinë e Trump për luftë kundër Iranit.

Kohët e fundit, tensionet në konfliktin SHBA-Iran janë duke u shpalosur kryesisht në territorin e Irakut, nga ku fraksionet e armatosura pro-iraniane rregullisht bombardojnë bazat ushtarake amerikane dhe lagjen që strehon ambasadën amerikane në Bagdad. /kp/Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trump vendos të heqë ndalimin e ndarjes së ndihmës dhe inteligjencës për Ukrainën, pas lutjes së kryeministrit britanik

Trump vendos të heqë ndalimin e ndarjes së ndihmës dhe inteligjencës për Ukrainën, pas lutjes së kryeministrit britanik

Evropa
Si Donald Trump ndryshoi jetën e miliona njerëzve në 50 ditët e tij të para në detyrë?

Si Donald Trump ndryshoi jetën e miliona njerëzve në 50 ditët e tij të para në detyrë?

Amerika
Rusët u zvarritën përmes tubit të gazit duke shpresuar t’i zënë pritë ukrainasve – e pësojnë keq ushtarët e Putinit

Rusët u zvarritën përmes tubit të gazit duke shpresuar t’i zënë pritë ukrainasve – e pësojnë keq ushtarët e Putinit

Evropa
Sekretari i Shtetit thotë se Ukraina do të duhet të bëjë lëshime për tokën që Rusia ka marrë në vitin 2014

Sekretari i Shtetit thotë se Ukraina do të duhet të bëjë lëshime për tokën që Rusia ka marrë në vitin 2014

Evropa
Musk thotë se X doli nga shërbimi nga 'sulmi masiv kibernetik që filloi në zonën e Ukrainës'

Musk thotë se X doli nga shërbimi nga 'sulmi masiv kibernetik që filloi në zonën e Ukrainës'

Evropa
Kryeministri britanik thotë se tankeri që u përplas me një anije tjetër, po transportonte karburant për Departamentin amerikan të Mbrojtjes

Kryeministri britanik thotë se tankeri që u përplas me një anije tjetër, po transportonte karburant për Departamentin amerikan të Mbrojtjes

Evropa
Kalo në kategori