LAJMI I FUNDIT:

Shala në Londër, fton investitorët për investime në sektorin e mbetjeve urbane

Shala në Londër, fton investitorët për investime në sektorin e mbetjeve urbane

U.d. Ministri i MMPH-së, Ferat Shala, po qëndron për vizitë zyrtare në Londër, ku dje dhe sot ka realizuar vizita dhe takime me përfaqësues të institucioneve mjedisore, përfaqësues të institucioneve akademike e shkencore dhe investitor të interesuar për investime në Kosovë.

Me këtë rast Shala, i ka njoftuar institucionet dhe bizneset angleze, për gjendjen e mjedisit në Kosovë, gatishmërinë e institucioneve kosovare për bashkëpunim, si dhe për kornizën ligjore dhe institucionale.

Me theks të veçantë është diskutuar për metodologjitë dhe mundësitë e trajtimit të mbetjeve urbane dhe mbetjeve minerare, ku Shala i informoi investitorët potencial anglez për ambientin e volitshëm që ofron Kosova për bizneset e këtij lloji, dhe i ftoj ata që të vijnë për të investuar në këtë fushë.


Gjate këtyre ditëve Shala, realizoj një takim të veçantë me udhëheqësin e Departamentit për Shkenca të Tokës dhe Inxhinieri, të Kolegjit Mbretëror të Londrës, prof. Jan Cilliers, si dhe vizitoi Muzeun e Kristaleve në Londër. /Telegrafi/