LAJMI I FUNDIT:

Shahini: Kosova të koordinohet me ndërkombëtarët për dinarin serb

Shahini: Kosova të koordinohet me ndërkombëtarët për dinarin serb

Kryetari i Aleancës Kosovare për Biznes, Agim Shahini, ka folur për vendimin e Qeverisë së Kosovës për ndalini  e përdorimit të dinarit të Serbisë si valutë në Kosovë, duke u ndalur edhe tek reagimet e ndërkombëtarëve.

Shihini nënvizoi se është me rëndësi që Kosova të koordinohet me faktorin ndërkombëtar për të mos krijuar më shumë ndarje në marrëdhëniet me partnerët.

“Vendimi i Bankës Qendrore të Kosovës është vendim legal dhe është problem se zbatueshmëria si mund të bëhet legjitim. Tek serbët që janë më shumë se 50 mijë ndoshta mund të sjellë problem. Ky vendim ka kundërshtime, por faktori kosovar duhet të koordinohet me faktorin ndërkombëtar që të mos përballemi me një ftohje më shumë mes tyre. Më e mira e mundshme do të ishte të shtyhet zbatimi i Bankës qendrore dhe do t’u mundësonte qytetarëve serbë por edhe institucioneve të licencohen dhe kjo do të ishte një mundësi e mirë. Pasi sot jemi nën sanksione prej 8 muajsh dhe kjo për ne është një dëm i madh. Pra shtyrja e këtij procesi do të ishte zgjidhja më e mirë për të mos krijuar ndonjë boshllëk”, tha Shahini, për Abcnews.al.


Kurti takoi ambasadorët e shteteve të QUINT-it, bisedojnë për ndalimin e qarkullimit të dinarit serb në Kosovë
Lexo po ashtu Kurti takoi ambasadorët e shteteve të QUINT-it, bisedojnë për ndalimin e qarkullimit të dinarit serb në Kosovë

Ambasadorët e shteteve të QUINT-it kanë kërkuar që Kosova të pezullojë zbatimin e rregullores së Bankës Qendrore të Kosovës, që parasheh se monedha e vetme në Kosovë për pagesa të jetë euro.

Banka Qendrore e Kosovës (BQK), ditë më parë ka miratuar rregulloren e re për Operacionet me Paratë e Gatshme, e cila do të hyjë në fuqi që nga 1 shkurti.

Sipas saj, valuta e vetme që lejohet të përdoret për kryerje të transaksioneve të pagesave me para të gatshme dhe në sistemin e pagesave në Kosovë është euro.

Lidhur me këtë vendim kanë shprehur shqetësimin e tyre edhe vendet e QUINT-it. Ato kanë kërkuar pezullimin e zbatimit të këtij vendimi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Lajme
Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Drejtësi
Ish-atashehu i FSK-së: Vuçiq po rrezikon Kosovën e Bosnjën, ndërkombëtarët të mos kenë vetëm këshilla

Ish-atashehu i FSK-së: Vuçiq po rrezikon Kosovën e Bosnjën, ndërkombëtarët të mos kenë vetëm këshilla

Siguri
Blakaj: Serbia po toleron kriminelët e luftës, kjo mund t’i kthehet si bumerang

Blakaj: Serbia po toleron kriminelët e luftës, kjo mund t’i kthehet si bumerang

Lajme
Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Lajme
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Kalo në kategori