Shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme dhe vendosja e orës policore, sipas Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, nuk i kufizon të drejtat e qytetarëve, por ndihmon në mbrojtjen e shëndetit të tyre.
Ndërkaq, ekspertët juridikë thonë se kufizimet në lëvizje, të vendosura nga qeveria, duhet të jenë të definuara qartë, me qëllim që të arrijnë qëllimet e tyre.
Nga e diela, për çdo natë nga ora 21:00 aplikohet ora policore, e cila zgjatë deri në orën 6:00. Kjo masë u vendos me qëllim të parandalimit të përhapjes së koronavirusit të ri, teksa autoritetet në vend kanë paralajmëruar se mund të vendosin edhe masa më të ashpra, nëse është e nevojshme.
Gjatë orës policore, të gjithë qytetarët në Maqedoninë e Veriut e kanë të ndaluar të dalin nga shtëpitë e tyre, përpos pjesëtarëve të sigurisë, punëtorëve shëndetësorë, punëtorëve që punojnë në higjienën komunale si dhe punonjësit e medieve.
Gjatë natës së parë të orës policore, nga Policia kanë bërë të ditur se janë lëshuar 74 paralajmërime dhe janë ndaluar 18 qytetarë.
Ministri i Punëve të Brendshme, Naqe Çulev ka kërkuar që ndalesa e lëvizjes, të bëhet nga ora 18:00 deri dhe të zgjasë deri në orën 6:00.
“Angazhohem për kufizim më rigoroz të lëvizjeve të qytetarëve me qëllim të pengimit të përhapjes së COVID-19”, ka theksuar ministri Çulev.
Mirjana Najçevska, ish-kryetare e Komitetit të Helsinkit, thotë për Radion Evropa e Lirë se kufizimet e vendosura nga qeveria, duhet të definohen qartë, në mënyrë që të arrijnë qëllimin për çka janë vendosur.
“Çdo kufizim duhet të jetë i definuar qartë, edhe sa i përket periudhës dhe aspektit funksional, pra të dihet pse bëhet. Po ashtu të bëhet e qartë se për sa kohë do të zgjasë dhe në çfarë mënyre do të kontribuojë në të mirën publike dhe shëndetin publik. Do të thotë, kufizimet duhet të sqarohen qartë për arritjen e qëllimit maksimal”, thotë Najçevska.
Por, Bashkim Selmani, ligjërues në Fakultetin Juridik në Universitetin e Tetovës, thotë për Radion Evropa e Lirë se me kufizimin e lëvizjes nuk shkelen të drejtat e qytetarëve. Përkundrazi, ai thotë se me këtë masë qytetarëve u mundësohet të gëzojnë të drejtën e jetës, duke parandaluar përhapjen e COVID-19, që për grupe të caktuara të shoqërisë mund të ketë pasoja fatale.
Selmani thotë se beteja me koronavirusin është shumë më e vështirë se sa një luftë klasike, andaj ai thotë se kufizimet e vendosura nga autoritetet janë të domosdoshme.
“Edhe kjo liri që është aktualisht duhet kufizuar sepse një pjesë e popullatës nuk po i respekton rekomandimet që të mos dilet jashtë shtëpisë pa nevojë, kur tashmë dihet se pasojat mund të jenë shumë të rënda”.
“Prandaj, edhe lëvizja e qytetarëve duhet të kufizohet pak më tepër për çështje të caktuara. Ndërkaq, kompanitë që merren me prodhim, detyrimisht duhet të funksionojë pasi pas një periudhe të caktuar, ndalesa e tërësishme e kompanive prodhuese mund të shkaktojë një konflikt social që mund të çojë deri te mungesa e ushqimeve”, thotë Selmani.
Që prej 26 shkurtit, kur u shfaq rasti i parë me koronavirus në Maqedoninë e Veriut, autoritetet vendosën një sërë masash, si mbylljen e kufijve, aeroporteve, shkollave. Po ashtu u ndaluan edhe tubimet dhe u shtyn zgjedhjet parlamentare, që ishin paraparë të mbaheshin më 12 prill.
Komuna e Dibrës dhe ajo e Zhupës, për shkak të numrit të madh të personave të infektuar me COVID-19 janë vendosur në karantinë./REL/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNë Prishtinë zbulohet laboratori i sofistikuar për falsifikimin e dokumenteve
Vazhdon dëshminë Naser Krasniqi, tregon për shumat që obligoheshin të paguanin mërgimtarët për UÇK-në dhe luftën
Konfirmohet fajësia për vrasësit e Enver Hadrit në Belgjikë, mbetet dënimi i përjetshëm
Bllokimi i rrugëve nga protestuesit në Serbi, apelohet që të shmanget kalimi kufitar në Jarinë
“Ua hoqa maskën dhe qeben”, Haradinaj i përgjigjet Gërvallës: Gjeneral jam me gradën e parë të UÇK-së
Haxhiu: Sami Lushtaku personalisht ka tentuar të sulmojë eskortën e kryeministrit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Më të lexuarat
Boom, aeroplani supersonik amerikan përfundon me sukses fluturimin e parë – arrin shpejtësinë prej 1,358 kilometra në orë
Kroos ka zbuluar se si kishte arritur marrëveshje me klubin e Ligës Premier, por ata shkarkuan trajnerin
Injorimi dhe mosmirënjohja që ia bëri pas fitores në Big Brother VIP Kosova, Driloni i përgjigjet Edit pas akuzave
Laporta synon ta lumturojë Flickun me transferimin e sulmuesit që ka klauzolë 100 milionë euro
New York Times për protestat në Serbi: Vuçiq "sakrifikoi" kryeministrin në përpjekje për t’i qetësuar protestuesit
Zinedine Zidane emëron klubin e madh për të cilin është penduar që nuk luajti gjatë karrierës së tij