Orientimi në veprimtaritë ekonomike, do t’iu mundësojë grave të sjellin më shumë fitime, siç janë eksporti dhe inovacionet, përfshi teknologjinë informatike, ekonominë e gjelbër, dhe sipërmarrjen sociale
Koha është që gratë të orientohen, jo ndaj mbijetesës së bizneseve, por ndaj veprimtarive ekonomike që sjellin fitime më të mëdha. Gjithashtu sipërmarrëset nga radhët e grave duhet të rrisin edhe fitimin e bizneseve të tyre që është shumë më i vogël në raport me kompanitë që posedojnë burrat, shkruan gazeta KOHA. Nga Shoqata e grave afariste të Maqedonisë thonë se në këtë drejtim do të ndihmojë edhe projekti evropian ” WE MAKE”, ku do përdoren edhe përvojat kroate.
“Me vite të tëra flasim për zhvillimin e sipërmarrjes së grave në Maqedoni dhe rëndësinë e saj për zhvillimin ekonomik të shtetit. Tani ka ardhur koha që gratë të rrisin pjesëmarrjen e tyre prej 10 për qind të fitimit në nivel të shtetit në më shumë, përkundër asaj se posedojnë 30 për qind të bizneseve në Maqedoni. Pra, gratë do ti ndihmojnë të orientohen në veprimtaritë ekonomike që sjellin më shumë fitim siç janë eksporti dhe inovacionet përfshi teknologjinë informatike, ekonominë e gjelbër, dhe sipërmarrjen sociale. Projekti do të realizohet në mënyrë të barabartë në të gjithë Maqedoninë , ndërsa ligjëratat dhe trajnimet do të mbahen edhe në gjuhën shqipe “, thotë Valentina Disovska kryetare e Shoqatës së grave afariste të Maqedonisë.
Sipas saj, projekti “We Make”, është i financuar nga Bashkimi Evropian, ndërsa realizohet me ndihmën e GTF, apo Iniciativës për rritje të qëndrueshme nga Kroacia në bashkëpunim me Shoqatën e grave afariste të Maqedonisë. Projekti ka filluar më dhjetor të vitit 2017 dhe do të zgjasë deri më prill të vitit 2019, duke përgatitur fillimisht trajnuesit apo lehtësuesit lokal , ndërsa projekti është i dedikuar për gratë dhe vajzat e reja, sipërmarrëset potenciale dhe ekzistuese si dhe palët e interesuara nga ana e institucioneve shtetërore dhe shoqëria civile.
“Qëllimi është që gratë ti ndihmojnë Maqedonisë që të jetë më konkurruese në tregjet e jashtme duke eksportuar teknologji të reja, dhe shërbimet e sipërmarrjeve sociale dhe ekologjike. Projekti ynë do të fokusohet për rritjen e sipërmarrjes duke filluar nga shkollat e mesme, do të formohet edhe biznes grupi i grave të Maqedonisë, do të këmbehen përvoja me gratë e rajonit si dhe do të hapet portal që do të ndihmojë eksportin e shërbimeve të ndryshme jashtë Maqedonisë”, thotë Meri En Cipetiq, drejtore e GTF, Iniciativës për rritje të qëndrueshme nga Kroacia, që mbështet projektin kushtuar rritjes së konkurrencës vendore. Përgjatë projektit do të ndahen përvojat më të mira kroate dhe evropiane në favor të përkrahjes së sipërmarrjes së grave.
Në kuadër të projektit do të realizohen më shumë aktivitete në disa faza në Tetovë, Strugë, Manastir, Veles, Kumanovë, Shtip, Strumicë dhe Shkup.
Qëllimi i përgjithshëm i projektit është të rrisë konkurrencën e ekonomisë së Maqedonisë , përmes përkrahjes së ekosistemit të ndryshëm të sipërmarrjes, duke inkuadruar gratë dhe shoqërinë civile. Me projektin parashikohet nxitje dhe përkrahje për sipërmarrjen e grave përmes përmirësimit të përdorimit të teknologjisë, rrjetëzimin si dhe ndërtimit të kapaciteteve të Shoqatës kombëtare për sipërmarrje të grave. Aktivitetet projektuese parashikojnë programe për së paku 500 nxënëse të shkollave të mesme. Do të mundësohen edhe trajnime të ndryshme për 150 start ap biznese të grave.
Ndryshe, sfera e sipërmarrjes sociale në Republikën e Maqedonisë ofron mundësi për punësim dhe ri-integrimin e personave të papunësuar, të cilët janë pa punë në periudhë më të gjatë kohore, si dhe punësimin dhe ri-integrimin e personave të cilët janë më pak konkurrentë në tregun e punës. Njëherësh ekonomia e gjelbër, apo projektet për mbrojtjen e mjedisit paraqesin nj shans të mirë zhvillimi për Maqedoninë dhe mundësi të shkëlqyer për tërheqjen e investimeve të huaja, rritje ekonomike dhe hapjen e vendeve të reja të punës.
Ekspertët thonë se tre sektorë janë kryesor për orientimin ndaj ekonomisë së gjelbër në kontekstin e zhvillimit të qëndrueshëm si burimet rinovueshme të energjisë, si era, uji apo dielli, efikasiteti energjetik që nuk është vetëm kursim i energjisë, por paraqet shfrytëzimi efikas të energjisë si dhe prodhimtaria e qëndrueshme organike bujqësore./koha.mk/
*Foto Ilustrim
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje