LAJMI I FUNDIT:

Sesion shkencor kushtuar folklorit

Sesion shkencor kushtuar folklorit

Studiues të albanologjisë, përkatësisht të folkloristikës shqiptare dhe profesorë e studentë të shumtë të gjuhësisë e letërsisë, gjatë hapjes së sesionit shkencor me temën “Folkloristika shqiptare, dëshmi, probleme dhe plane” kanë vlerësuar se folklori është një vlerë kombëtare, e cila duhet të punohet në ruajtjen e saj për brezat e ardhshëm, por edhe para popujve tjerë.

Instituti Albanologjik, Dega e Folklorit ka organizuar të enjten në Prishtinë sesionin shkencor me temë “Folkloristika shqiptare, dëshmi, probleme dhe plane”.
Studiuesit kanë vënë të theks se tani trashëgimia jonë folklorike cenohet mjaft shumë nga zhvillimet marramendëse të modernizmit e të globalizimit dhe se fatkeqësisht shoqëria po kthehet në konsumuese të vlerave kulturore të të tjerëve.

Gjatë sesionit shkencor studiuesit e folklorit do të flasim për tema të ndryshe, si për fillet e folkloristikës dhe evoluimin e konceptit për baladën, ashtu edhe për eposin e kreshnikëve, organizimin institucional, dhe për shumë përmbledhje të studiuesve më të njohur shqiptarë.

Në sesionin shkencor “Folkloristika shqiptare, dëshmi, probleme dhe plane”, po marrin pjesë 26 studiues të fushës së folklorit. Ndër të tjera studiuesit shfaqën shpresën aktivitetet e tilla do të jenë një mundësi e mirë e shpalosjes së arritjeve në fushën e folkloristikës dhe një bazë e mirë për orientimet kryesore studimore për të ardhmen. /rtv21/Telegrafi/


Në trend Kultura

Më shumë
Shqipëria merr 350 mijë dokumente të periudhës osmane

Shqipëria merr 350 mijë dokumente të periudhës osmane

Të dashur prindër amerikanë, ky është Davidi i Michelangelos!

Të dashur prindër amerikanë, ky është Davidi i Michelangelos!

Kryeveprat e vjedhura nga nazistët

Kryeveprat e vjedhura nga nazistët

KUJDES ME FJALËN

KUJDES ME FJALËN

Mitologjia, aset i çmuar i qytetërimit perëndimor

Mitologjia, aset i çmuar i qytetërimit perëndimor

Simfoni metaforash të trishta

Simfoni metaforash të trishta

Kalo në kategori