Daniel Serwer, drejtor i Iniciativës Ballkanike në Institutin Amerikan për Paqe, vitin 2008 e ka vlerësuar të suksesshëm për Kosovën. “Mirë u bë që u shpall pavarësia dhe u aprovua Kushtetuta, që 53 shtete e njohën pavarësinë, por ky numër ka mundur të jetë më i madh”, tha Serwer në një intervistë për TV21.
Serwer vlerësoi se qeverisja e mirë në këto momente është shume e rëndësishme. "Ju që tashmë jeni të pavarur tregoni se dini të qeverisni duke i trajtuar qytetaret tuaj në mënyrë të barabartë, korrekte, duke ua garantuar të drejtën e sundimit të ligjit, duke siguruar se askush nuk do të keqtrajtohet sepse flet serbisht apo shqip", ka porositur Serwer.
Kjo, sipas Serwerit, nuk është përgjegjësi vetëm e lidershipit, por e tërë qytetarëve të Kosovës, për të cilët thotë se janë sjellë mjaft të mirë dhe duhet të vazhdojnë të sillen, madje ndoshta edhe më mirë!
Serwer është i mendimit se përmirësimi i raporteve mes Prishtinës dhe Beogradit është i rëndësisë vitale për rajonin, por siç thotë nuk do të dëshironte "OKB-në në mes", sepse ajo deri më tani ka treguar se përkrahë Serbinë.
Serwer tha se ka një sërë çështjesh që duhet zgjidhur në bazë të sundimit të ligjit, trajtimit të barabartë të të gjithë qytetarëve. "Gradualisht me përmbushjen e këtyre parametrave do te jetë e pamundur për Serbinë që t’i rezistojë përmirësimit të raporteve të saj me Kosovën".
Edhe pse BE asnjëherë nuk e thotë se e kushtëzojnë anëtarësimin e saj me zgjidhjen e çështjes së Kosovës, sepse të 27 anëtarët nuk do te pajtoheshin për këtë, por 22 do të pajtohen dhe secili prej tyre ka të drejtën e vetos. Kështu BE e ka peshën e nevojshme në peshore dhe në të mirë të Prishtinës dhe në këtë drejtim edhe në zgjidhjen e çështjeve para se Serbia të hyjë në BE, për çka Kosova do të duhej të interesohej, vlerësoi Serwer.
Andaj, ai porosit liderët kosovarë që të bëjnë çmos për qeverisjen e mirë të Kosovës, zbatimin e standardeve të BE së që do ta bënte të vështirë refuzimin e hyrjes së Kosovës në BE. “Në një formë apo tjetër, Kosova është në garë me Serbinë, e cila do të donte të hynte në BE para Kosovës”, tha Serwer. /rtv21/qik/telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPersoni që dyshohet se i theri me thikë katër persona në Ferizaj, ishte dënuar për vrasje
Arrestohen dy të dyshuar për vrasjen e 37-vjeçarit në Gjilan
Sonte tërmet në Maqedoni
Pasardhës të heronjve të Kosovës: Dorent, Betim dhe Edon Berisha në shërbim të atdheut
Ministri i Mbrojtjes: Sot një mijë ushtarë për herë të parë kanë ngrënë biftek të klasit të parë
“Bëjeni Kosovën të madhe sërish”, në Prishtinë vendosen posterë me Trumpin e Grenellin
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Më të lexuarat
Ministri izraelit urdhëron përgatitjet për aneksimin e Bregut Perëndimor - vjen reagimi i parë
Kompanitë gjermane testuan javën 4-ditore të punës - zbulohen detaje të "rezultateve befasuese, por ndoshta jo bindëse"
Zbardhen detaje për therjen me thikë të katër personave në Ferizaj, ministri Vitia e doktori Syla flasin nga Emergjenca
Partnerja e befason Mevlanin në spektakël - i kumtohet lajmi që po bëhet baba për herë të parë
Besforti pas daljes nga Big Brother: Mundem edhe me qit në gjyq Vëllanë e Madh, vendimi ka qenë i padrejtë
Humb jetën pasagjeri në aeroplanin e nisur nga Tirana, bëhet ulje emergjente në Londër - detajet e para