LAJMI I FUNDIT:

Sërish ngritje e çmimit të naftës

Sërish ngritje e çmimit të naftës

Paralajmërimet e Organizatës së shteteve eksportuese të NAFTËS (OPEK) se gjatë takimit të jashtëzakonshëm do të merret vendim për uljen e prodhimit ditor të naftës, kanë ndikuar në ngritjen e çmimit të naftës në bursat botërore.

Nafta e lehtë amerikane për dërgesën e nëntorit sot u shtrenjtua për 1,87 dollarë në 73, 72 dollarë për barel, pasi që të premten çmimi i saj u ul në 71,85 dollarë për barel. "Brenti" evropian i Detit të Veriut për dërgesën në dhjetor u shtrenjtua për 1,60 dollarë në 71,20 dollarë për barel.

Rritja e tillë e naftës për më shumë se 1,50 dollarë pason pas paralajmërimeve se në takimin e të enjtes OPEK, e cila i përmbush 40 për qind të nevojave për naftë do të merret vendim për uljen e kuotave për prodhimin ditor.

Zërat e tillë i nxiti presidenti i Venezuelës Ugo Çavez i cili dje deklaroi se OPEK duhet ta ndryshoj kuotën për prodhimin e naftës. Çmimet e naftës tani bien, prandaj ne do të vazhdojmë uljen e prodhimtarisë, deklaroi Çavez.


Prodhimi ditor i naftës në OPEK momentalisht arrin 28,8 milionë barelë. Takimi i kartelit në të cilin do të debatohet për ndryshimin e kuotave ditore të prodhimeve të naftës fillimisht ishte caktuar më 18 nëntor, por sipas uljes më të re të çmimeve të naftes gjatë javës së kaluar, OPEK vendosi që të mbajë seancë të jashtëzakonshme më 24 tetor.

Në trend Ekonomi

Më shumë
Veteranët nga 1 janari marrin pension 204 euro, invalidët e UÇK-së me rritje nga 45 – 90 euro

Veteranët nga 1 janari marrin pension 204 euro, invalidët e UÇK-së me rritje nga 45 – 90 euro

Ekonomi
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Ekonomi
Qeveria rrit pensionet për 20 për qind

Qeveria rrit pensionet për 20 për qind

Ekonomi
Nga 90 deri në 940 euro rritje, kështu do të duket skema e pensioneve për familjet e dëshmorëve dhe të zhdukurve të UÇK-së

Nga 90 deri në 940 euro rritje, kështu do të duket skema e pensioneve për familjet e dëshmorëve dhe të zhdukurve të UÇK-së

Ekonomi
Kjo është klinika ku gjejnë shërim sëmundjet e rënda

Kjo është klinika ku gjejnë shërim sëmundjet e rënda

CIAR Medical Clinic
Udhëto me çmime të lira drejt destinacioneve më të njohura evropiane!

Udhëto me çmime të lira drejt destinacioneve më të njohura evropiane!

Prishtina Ticket
Kalo në kategori