LAJMI I FUNDIT:

Serie A dhe Liga Premier po synojnë një ndryshim radikal të afatit kalimtar të transferimeve

Serie A dhe Liga Premier po synojnë një ndryshim radikal të afatit kalimtar të transferimeve

Ndonjëherë mund të duket sikur futbolli po jeton për afatin kalimtar të transferimeve, por ka një dëshirë për t’i dhënë trajnerëve më pak kokëdhembje në nivelet më të lartë të futbollit evropian. 

Serie A dhe Liga Premier po synojnë që të zvogëlojnë kohëzgjatjen e afatit kalimtar të transferimeve në futboll. 

Pas Asamblesë së Përgjithshme në Serie A, presidenti i ligës, Ezio Simonelli ka konfirmuar se liga italiane po synon të zvogëlojë kohëzgjatjen e afatit kalimtar, për t’u siguruar që ajo përfundon para se të nis edicioni i garave. 


“Një problem që na bashkon neve së bashku me disa liga ka të bëjë me datën e mbylljes së afatit kalimtar. Italia dhe Anglia do të donin ta mbyllin para fillimit të kampionatit, por duhet të ketë unanimitet”. 

Sidoqoftë, ai në një farë mënyre e konfirmoi se futbolli spanjoll dhe La Liga nuk është në favor të kësaj ideje. 

“Në anën tjetër, Spanja është e interesuar që ta mbajë të hapur deri më 31 gusht, njësoj si Franca dhe Gjermania. Ne duhet të adaptohemi dhe të jemi në përputhje me ligat e tjera të mëdha evropiane”. 

Është e qartë se nëse Serie A ose Liga Premier do ta mbyllte afatin kalimtar më herët, kjo do t’i vinte ata në disavantazh në krahasim me ligat e tjetër. 

Në vende si Brazili, Turqia ose Arabia Saudite, ata me gjasë nuk do të prekin kohëzgjatjen e afatit të tyre kalimtar dhe veçanërisht në La Liga ku shumë klube kanë klauzola lirimi në kontratat e lojtarëve të tyre, ku rrjedhimisht rritet rreziku që ata lojtarë të blihen nga klubet tjera./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Gareth Bale parashikon fituesin e Topit të Artë të vitit 2025 - përjashton Salahun

Gareth Bale parashikon fituesin e Topit të Artë të vitit 2025 - përjashton Salahun

Ndërkombëtare
Bayerni po përgatitë ofertë 50 milionëshe për yllin e Real Madridit

Bayerni po përgatitë ofertë 50 milionëshe për yllin e Real Madridit

Bundesliga
Benzema shpërfilli Ronaldon dhe Messin kur emëroi 'lojtarin më të mirë në histori'

Benzema shpërfilli Ronaldon dhe Messin kur emëroi 'lojtarin më të mirë në histori'

Ndërkombëtare
Man City identifikon zëvendësuesin e Ederson, bisedimet kalojnë në faza të avancuara

Man City identifikon zëvendësuesin e Ederson, bisedimet kalojnë në faza të avancuara

Premier League
Lojtari i Real Madridit nuk do të luajë më këtë sezon për klubin pas vendimit të Ancelottit

Lojtari i Real Madridit nuk do të luajë më këtë sezon për klubin pas vendimit të Ancelottit

La Liga
Ronaldo i bën të gjitha në fitoren e Al Nassr - shënon gol, fiton penallti dhe ia lë Sadio Manes

Ronaldo i bën të gjitha në fitoren e Al Nassr - shënon gol, fiton penallti dhe ia lë Sadio Manes

Ligat tjera
Kalo në kategori