LAJMI I FUNDIT:

Serbisë ende nuk i është dërguar kërkesa për njohjen e Kosovës

Serbisë ende nuk i është dërguar kërkesa për njohjen e Kosovës

Kosova nuk pret njohje të shpejtë të pavarësisë nga Serbia, të cilës nuk i ka dërguar as kërkesën për njohje, por pret që Beogradi të mos hapë probleme dhe të bashkëpunojë me Kosovën, si dy vende të pavarura, në fusha të interesit të përbashkët, ka deklaruar në një intervistë për televizionin Alsat, ministri i Jashtëm kosovar, Skënder Hyseni.

Ministri Hyseni nuk është i sigurt nëse Serbisë do t’i dërgohet gjatë vitit 2009 ftesa për njohjen e pavarësisë.

"Çështja e njohjes së Republikës së Kosovës nga ana e Serbisë është çështje më delikate, shumë komplekse dhe nuk besoj që do të ndodhë në një të ardhme të afërt. Si do që të jetë mos njohja reciproke nuk duhet të pengoj bashkëpunimin mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë në fusha të ndryshme të interesit të përbashkët si dy shtete sovrane të pavarura. Ka shumë fusha që të dyja shtetet kanë interes të bashkëpunojnë", tha Hyseni.

Hyseni pret një rritje të shteteve që do të njohin Kosovën në vitin 2009. Vetëm në pjesën e parë të vitit ai pret që numri i njohjeve të arrijë në 70. "Jam i bindur se do të jenë më shumë se 70 shtete, dhe gjithsesi numri i vendeve që do ta njohin Kosovën gjatë vitit që po hyjmë do të jetë numër i madh dhe numër i cili Kosovës përfundimisht do t’i garantoj një proces të sigurt të aplikimit për anëtarësim në të gjitha institucionet kryesore financiare dhe politike ndërkombëtare", vijoi Hyseni.


Kryediplomati pranon se pengesa më e madhe e njohjeve edhe gjatë vitit 2009 do të jetë Serbia e ndihmuar nga Rusia dhe ndonjë shtet tjetër, por kjo nuk do t’i pengoj institucionet që të jenë të suksesshme në proces. /alsat/telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ushqimi për FSK-në - flet ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci

Ushqimi për FSK-në - flet ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci

Lajme
Eksperti i trafikut bën

Eksperti i trafikut bën "ekspertizën" nga vendi ku ndodhi aksidenti tragjik me tre të vdekur, flet për shkaqet e mundshme

Lajme
Ministri i Mbrojtjes thotë se kanë shpenzuar 238 milionë euro për blerje të armatimit: Ushtria po forcohet

Ministri i Mbrojtjes thotë se kanë shpenzuar 238 milionë euro për blerje të armatimit: Ushtria po forcohet

Siguri
Tahiri, Kurtit: Qeveria nuk ka pse të bëjë thirrje për kujdes vetëm pasi ndodhin humbjet e jetëve

Tahiri, Kurtit: Qeveria nuk ka pse të bëjë thirrje për kujdes vetëm pasi ndodhin humbjet e jetëve

Lajme
Nga Mali i Zi në Kosovë: Historia e mjekes që u bë dorë e zgjatur për shumë gra

Nga Mali i Zi në Kosovë: Historia e mjekes që u bë dorë e zgjatur për shumë gra

Sociale
Kupchan: Shfaqja e muskujve para SHBA-së e ndihmojnë Kurtin për popullaritet, por është lojë e rrezikshme

Kupchan: Shfaqja e muskujve para SHBA-së e ndihmojnë Kurtin për popullaritet, por është lojë e rrezikshme

Politikë
Kalo në kategori