Serbia po na pushton nga ajri dhe nga toka
Puna më e lehtë është të flasësh por në vepër është shumë rëndë t`iu përmbahesh fjalëve. Kështu është me këtë kryeministër i cili e ka gojën plot pro evropianizëm por punët në terren tregojnë krejt diçka tjetër. Ai përveçse po maqedonizon shtetin në tërësi dhe po përvetëson gjithçka që nuk është e popullit të tij, ai tani më, me të madhe promovon modelet serbe të shtetit.
Kontrollimi i aviotransportit të Maqedonisë nga ana e kompanive serbe nuk është asgjë tjetër veçse një thellim i bashkëpunimit të deritanishëm mes dy vendeve në nivele të larta shtetërore. Me këtë hap të autoriteteve të Maqedonisë, haptazi u lihet në kontroll sistemi i kontrollit në aeroporte dhe mbi të gjithë kontrolli se kush vjen e kush shkon. Nëse deri tash shërbimi sekret serb ka vepruar “pakëz” më fshehur tani i ka duart e lira të veprojë.
Ndërkohë që Serbia zyrtarisht po futet në aviotransportin e Maqedonisë, ministri serb i Bujqësisë gjatë vizitës së fundit në Maqedoni ka dhënë një propozim që edhe bujqësia në Maqedoni të “zhvillohet” sipas modelit të tyre. Këto veprime të njëpasnjëshme dhe të ngjeshura në vend nga ana e Serbisë përmes diplomatëve, vetë presidentit dhe ministrave tregon varësinë e qeverisë së Maqedonisë që ka ndaj këtij shteti, i cili dihet ndërkombëtarisht se ka bërë krimet mbi njerëzimin në Kroaci, Bosnjë dhe Kosovë.
Koketimi i palës maqedonase me Serbinë është intensifikuar kohëve të fundit kur diplomacia e Maqedonisë ka dështuar totalisht krahas asaj greke. Kjo situatë tejet serioze duhet të shqetëson më shumë shqiptarët e Maqedonisë dhe më veçanti partitë politike të cilët edhe në këto dy raste qëndruan të heshtur.
Pse pikërisht zgjidhet një kompani serbe dhe një ministër serb të japë modele të bujqësisë. Është shumë e thjeshtë të kuptohet pasi që dy vendet kanë një kontest fetar dhe në këtë drejtim qeveritë e Maqedonisë janë në hipotekë të kishës ortodokse serbe, e cila tani kontrollon edhe politikën në vend. Këto veprime konkrete të qeverisë Gruevski, tregojnë se fjalët e tij pro Evropë janë vetëm fjalë kurse veprimet që i bën në terren flasin se shteti shkon drejt Beogradit e Moskës dhe ndjek kurset e tyre politike.
Vetëm këto tri shtete (Rusia, Serbia dhe Maqedonia), zhvillojnë politikë anti evropiane por asnjëherë nuk morën ndonjë shuplakë nga po këta evropianë, të cilët sipas të gjitha gjasave “bashkëpunojnë më shumë me ata që si dëgjojnë”.
Paramendoni një veprim i vogël i Gruevskit pro evropian çfarë benefecionesh do i sillte atij dhe partisë së tij. Por në fakt sa më i zëshëm që është Gruevski kundër sugjerimeve dashamirëse të Evropës aq më shumë përkrahet kurse faktori politik shqiptar me gojën plot evropianizëm në asnjë veprim dhe në asnjë moment nuk ka marrë përkrahje nga BE.
Për këta evropianë gjithçka fillon dhe mbaron te një thënie tashmë banale dhe monotone “Marrëveshja e Ohrit duhet të implementohet sepse ajo është e rëndësishme për të ardhmen e vendit”. Edhe pas nëntë vitesh ky refren është më shumë neveritës se sa të sjell optimizëm. Dhe e tërë kjo situatë kaotike në vend, me emrin dhe me një patriotizëm të rrejshëm të Gruevskit, dukshëm favorizon shtetin serb i cili tani ka përkrahjen e institucioneve brenda shtetit.
Kjo që ndodh me aviotransportin dhe me sugjerimet për një bujqësi “alla serbe”, nuk është asgjë tjetër vetëm se një ripushtim tokës dhe ajrit nga ana e Serbisë. Nesër nuk do të habitemi kur tërë benefecionet e IPA fondeve të kenë një ridestinim drejt Serbisë. Kjo le hapësirë të nënkuptohet se përmes Maqedonisë IPA fondet në mënyrë indirekte do të shkojnë tek bujqit serbë, normalisht duke dhënë para të majme ekspertëve serbë.
Plot 20 vjet pas çlirimit nga Jugosllavia, Maqedonia dhe shqiptarët sërish me metoda më të sofistikuara ripushtohen nga ana e Serbisë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
UEFA ka lëshuar një deklaratë për polemikën e "goditjes së dyfishtë" të Julian Alvarez

Specialja konfirmon vizitën e Thaçit, jep detaje

“Vjedhja e shekullit”, video që tregon se Alvarez nuk e preku topin me të dyja këmbët

Miratohet projekti i FFK-së, Kosova do t'i zhvilloj ndeshjet në Hajvali në të ardhmen

Hashim Thaçi arrin në Kosovë, shkak gjendja e rëndë shëndetësore e babait të tij

Wiz Khalifa i pasionuar pas tepihut të punuar nga kompania Kosovare ZiuuRugs

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker