LAJMI I FUNDIT:

Serbia përsëri kërcënon me kundër masa për miellin në Maqedoni

Serbia përsëri kërcënon me kundër masa për miellin në Maqedoni

Nëse deri më 14 prill nuk gjendet zgjidhje përfundimtare për importin e miellit në Maqedoni, Serbia do të vendos kundërmasa, njoftoi sot ministri i Tregtisë, Turizmit dhe Telekomunikimit, Rasim Ljajiq.

Në një intervistë për televizionin serb TVN1, Ljajiq sot tha se Serbia do të jetë e durueshme pasi lufta tregtare dhe doganore nuk është në të mirë të të dy vendeve, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Deri më 14 prill duhet të gjejmë zgjidhje përfundimtare dhe të përhershme për importin e miellit në Maqedoni. Vendosja e kundërmasave, për fat të keq akoma është opsion. Ne kemi durim, nuk duam të futemi në luftë doganore dhe tregtare, të vendosim kundërmasa, pasi kjo nuk është në interes të ekonomisë dhe marrëdhënieve ndërmjet shteteve”, ka thënë Ljajiq.


Sipas tij, problemin me miellin e shkaktojnë tre mullinj nga Maqedonia, që siç tha, kanë ndikim ekonomik dhe financiar dhe arrijnë të vendosin bariera doganore.

Ljajiq ka thënë se kërkohet model për zgjidhje të përherëshme, që të mos përsëritet i njëjti problem çdo vit./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Garanton Emilia Rexhepi: Gjashtë deputetë të komuniteteve jo serbe s'e votojnë një qeveri të opozitës

Garanton Emilia Rexhepi: Gjashtë deputetë të komuniteteve jo serbe s'e votojnë një qeveri të opozitës

Sulmohen disa të rinj shqiptarë në Mitrovicë të Veriut, policia jep detaje

Sulmohen disa të rinj shqiptarë në Mitrovicë të Veriut, policia jep detaje

Kusari-Lila: Qeverinë do ta formojmë, por jo me çdo çmim

Kusari-Lila: Qeverinë do ta formojmë, por jo me çdo çmim

A mund ta formojë opozita Qeverinë? Hasani shpjegon çfarë parasheh Kushtetuta e Kosovës

A mund ta formojë opozita Qeverinë? Hasani shpjegon çfarë parasheh Kushtetuta e Kosovës

Haxhiu konteston rezultatin e zgjedhjeve të diasporës: Skema e organizuar kriminale është raportuar në polici e prokurori

Haxhiu konteston rezultatin e zgjedhjeve të diasporës: Skema e organizuar kriminale është raportuar në polici e prokurori

Plani tjetër i rrezikshëm i Serbisë për një “shtëpi të verdhë” në Shtime

Plani tjetër i rrezikshëm i Serbisë për një “shtëpi të verdhë” në Shtime

Lajme
Kalo në kategori