LAJMI I FUNDIT:

“Serbia nuk ka humbur asgjë në Kosovë, aty po ndërton si në vendin e vet”

“Serbia nuk ka humbur asgjë në Kosovë, aty po ndërton si në vendin e vet”

Vazhdojnë provokimet verbale e deklarative të Serbisë kundër Kosovës. Në këtë pikë kampion mbetet drejtori i të ashtuquajturës Zyrë e Kosovës në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq.

Ai, në një deklarim për medie serbe ka theksuar se Kosova viteve të fundit është shndërruar në kantier të madh, se po ndërtohen 150 banesa, rrugë lokale, po rinovohen shkolla e spitale, “sikur dhe në pjesë tjera të vendit tonë”, transmeton Koha.net.

Drejtori i Zyrës ka premtuar se Serbia do ta vazhdojë luftën për ruajtjen e Kosovës.


“Njëra nga sfidat e mëdha para Qeverisë së re është lufta për të ruajtur interesat tona në Kosovë dhe ne mburremi se SNS në krahinën tonë jugore ka marrë 69 të përkrahjes dhe kjo gjë na obligon që të vazhdojmë edhe më fuqimisht të punojmë për popullin tonë në Kosovë”.

Gjuriq ka folur edhe për bisedimet në Bruksel, për të cilat, si gjithnjë, e ka fajësuar vetëm palën kosovare.

“Ato (bisedimet) edhe më tej janë njëra nga punët dhe detyrat tona më të vështira. Ne bisedojmë me njerëz që nuk duan me sinqeritet të arrijnë ujdi e marrëveshje, që në bisedime marrin pjesë vetëm pse mendojnë se ato janë të mira për to,se bashkësia ndërkombëtare do t’ua rrah krahët për to dhe se do të kenë përkrahje më të fuqishme ndërkombëtare. Për këtë arsye po shkon vështirë me marrëveshje”.

Por, ai thekson se Serbia nuk ka humbur pothuaj asgjë në Kosovë:

“Gjatë muajve të fundit, Serbia, megjithatë, nuk ka humbur pothuaj asgjë me rëndësi thelbësore për popullin e saj dhe nuk ka qenë lehtë që të ruhen institucionet tona në Kosovë.

Ia kemi dalë që “me punë filigrani të politikës së jashtme” të arrijmë aty që shumica e barrës për moszbatimin e marrëveshjeve , megjithatë të jetë në anën e njerëzve nga Prishtina”, thotë Gjuriq.

Në trend Lajme

Më shumë
Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Politikë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Lajme
Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Lajme
Skema e fajdeve në Prizren, pretendimet për zhvatje të 20 mijë eurove nga viktima

Skema e fajdeve në Prizren, pretendimet për zhvatje të 20 mijë eurove nga viktima

Drejtësi
“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

Lajme
Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Politikë
Kalo në kategori