LAJMI I FUNDIT:

Serbia ndërton fabrikë të akumulatorëve në veri të Mitrovicës

Serbia ndërton fabrikë të akumulatorëve në veri të Mitrovicës

Fabrika e Akumulatorëve në jug të Mitrovicës, e cila nuk është funksionale prej para fillimit të luftës, do ta ketë simotrën e vetë në veri, pasi që Serbia ka planifikuar ta ndërtojë një fabrikë të akumulatorëve në atë pjesë.

Jovan Dimikiq, drejtor i “Trepçës” në veri, ka përkujtuar se me rastin e vizitës që kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ia kishte bërë “Trepçës” në veri është arritur marrëveshja për ndërtimin e fabrikës së akumulatorëve në veri të Mitrovicës, për të cilën është duke u përgatitur studimi i realizimit, shkruan Zëri.

Dimkiq, i cili shoqërohej nga zëvendësdrejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Dushan Kozarev, ka vizituar flotacionin e “Trepçës” në Leposaviq dhe kombinatin “Trepça” në veri në shënim të Ditës së Minatorëve të Serbisë dhe me atë rast ka siguruar se “Trepça” ndodhet në atmosferë të punës relativisht stabile dhe shënon rezultate solide të prodhimit, të cilat mundësojnë të hyra për ta mbajtur kolektivin. /Telegrafi/


Në trend Ekonomi

Më shumë
Filloi fushata

Filloi fushata "Super Vendore" në Super Viva - në mbështetje të produkteve vendore

Ekonomi
Festoni Pavarësinë e Kosovës në Grand Blue Fafa Resort & Spa

Festoni Pavarësinë e Kosovës në Grand Blue Fafa Resort & Spa

Ekonomi
Telegrafi Jobs - Ku ëndrrat profesionale bëhen realitet!

Telegrafi Jobs - Ku ëndrrat profesionale bëhen realitet!

Ekonomi

"KOSOVA BOJKOTON", një numër i madh i qytetarëve i bashkohen iniciativës për bojkot të maketeve sot dhe nesër

Ekonomi
Wolt sjell surpriza me aktivizimin e dhuratave për ditën e Shën Valentinit, tani i disponueshëm globalisht dhe për konsumatorët në Kosovë

Wolt sjell surpriza me aktivizimin e dhuratave për ditën e Shën Valentinit, tani i disponueshëm globalisht dhe për konsumatorët në Kosovë

Ekonomi
Bizneset kërkojnë heqjen e tarifës për pagesat elektronike me POS, ja çfarë thonë nga BQK-ja?

Bizneset kërkojnë heqjen e tarifës për pagesat elektronike me POS, ja çfarë thonë nga BQK-ja?

Ekonomi
Kalo në kategori