LAJMI I FUNDIT:

Serbia duhet të dekosovarizohet

Serbia duhet të dekosovarizohet

Presidenti i Kroacisë, Stjepan Mesiq është prononcuar rreth largimit të pjesëmarrësve serbë gjatë fjalimit të tij në Strasburg, në kuadër të Shkollës Verore që organizohet nga Këshilli i Evropës – kur ka folur për pavarësinë e Kosovës, si një realitet.

Mesiq ka potencuar se ata nuk e kanë kuptuar fjalën e tij kur ka thënë se, Serbia duhet të “dekosovarizohet”.

“Nuk kam thënë që Serbia duhet të njohë Kosovën. Serbia duhet të dekosovarizohet. Ajo nuk guxon që gjatë gjithë kohës të hapë një temë, që është qindra vjet prapa nesh. E keni kaluar atë temë nga sfera politike në atë të drejtësisë? Në rregull, e keni kaluar. Le të zgjidhet ajo. Mirëpo, në duhet të hapim komunikimin”, ka thënë Mesiq për mediat serbe.

Mesiq ka shtuar se, ai kurrë nuk do ta braktiste një bisedë, nëse dikush nuk do të pajtohej me mendimin e tij. /Telegrafi/