Nisma e Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, për transformimin e FSK-në në ushtri të Kosovës, me ç’rast kreu i shtet i ka dorëzuar kryeparlamentarit Veseli draftligjin për ushtrinë e Kosovës, ka shkaktuar bujë në Serbi dhe një lumë komentesh nga qytetarët serbë.
Të gjitha portalet kryesore beogradase, duke përfshirë “B92”, “BLIC”, “Danas”, “Politika”, “Vecernje Novosti”, “Kurir”, “Informer”…., janë vërshuar me komente për nismën e Thaçit, transmeton Telegrafi.
Shumica absolute e komentuesve serbë pohojnë se kjo nismë është kryekëput në marrëveshje me fuqitë kryesore dhe se, njëherësh, komentet e sotme nga shtetet e Perëndimit janë një fasadë dhe ndihmesë për kryeministrin serb në largim, Aleksandar Vuçiq, në prag të zgjedhjeve presidenciale në Serbi.
Qytetarët serbë thonë se Vuçiq është dëshmuar si një lider me të cilin Perëndimi më së lehti mund të arrijë marrëveshje për çështjet më sensitive për opinionin publik serb.
Së fundmi edhe analisti i njohur beogradas, me lidhje të forta me shtetet kryesore perëndimore, ka deklaruar se shndërrimi i FSK-së në ushtrinë e Kosovës është një lajm i mirë për të gjithë rajonin, se është bërë kryekëput në marrëveshje me BE-në, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe NATO-n, dhe se serbët në Kosovë, veçanërisht ata në pjesën veriore të vendit, më shumë i frikësohen kriminelëve lokalë sesa shndërrimit të FSK-së në forcë të armatosur të Kosovës.
Ja disa nga qindra komente në mediat në Serbi:
“Krejt kjo është pjesë e Marrëveshjes së Brukselit. Vetëm se është e ndjeshme që një gjë e tillë të pranohet në prag të zgjedhjeve në Serbi”, shkruan Nikolla.
“Po si jo. Sërish një “spinim” (dredhim) para zgjedhjeve. Tani Aleksandar Vuçiq dëshiron që të dalë hero, sepse do të kundërshtojë fuqimisht, kurse pas ca javësh krejt kjo do të harrohet dhe as që do të përmendet. Problemi është që njerëzit ende po bien në grackën e këtyre spinave”, shkruan Gari.
“Ata poshtë (në Kosovë) nuk guxojnë me shku me ble burek pa leje të NATO-s, e lërë më të ndërmarrin këso lloj hapash radikalë. Në vërtetë mund të votojmë për Vuçiqin, por nuk jemi aq të marrë që të besojmë në këtë”, shkruan qytetari me nofkën Millennium.
“Për ç’arsye kjo shfaqje?”, shkruan qytetari me nofkën org.
“Mund të duket se ata nuk kanë përkrahje publike, por gjithsesi e kanë mbështetjen e fshehur”, shkruan Ris.
“Teatër… Të mos pret dikush se nuk e dimë që janë “në lidhje””, shkruan Zox.
“Kjo është një përallë për fëmijët e vegjël. SHBA-ja e ka mbështetur ushtrinë e Kosovës”, shkruan qytetari me nofkën Markegjani.
“Kjo nënkupton se amerikanët e kanë udhëzuar për këtë veprim. Fakti që amerikanët thonë publikisht se janë kundër kurrfarë rëndësie nuk ka”, shkruan Zhikica.
“Me fjalë të tjera, e kemi mbështetjen prej atyre që na duhet”, shkruan Rankoviq.
“Mos u lodhni kot, Perëndimi ua ka dhënë atyre dritën e gjelbër, kjo është vetëm një shfaqje”, shkruan Dragan. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë