LAJMI I FUNDIT:

Senegalezët ankohen për rroga në polici

Senegalezët ankohen për rroga në polici

Agjërojnë tërë ditën, mirëpo pas iftarit nuk kanë para të dalin të pinë të paktën një kafe. Ata duhet të mbyllen në shtëpi dhe të luten për ditë më të mira. Bëhet fjalë për tre futbollistët senegalezë të Hajvalisë, Malick Ndong, Mouhamet Veron dhe Ndiaë Ndiaye, të cilët nuk janë paguar qe tre muaj nga bashkëpronari i klubit nga kryeqyteti, Hamdi Mehmeti.

Ky i fundit kishte sjellë lojtarët në Kosovë në fillim të këtij viti. Sidoqoftë, senegalezët në pamundësi për t’i përballuar kushtet e jetesës, ditë më parë kishin vendosur ta thërrisnin në telefon Mehmetin dhe ta pyesin për situatën aspak të mirë, por ata nuk kishin marrë dot një përgjigje, raporton Tribuna.

Në fakt, Mehmeti nuk ua kishte hapur telefonin. E ndërkohë, rrugëdalja e vetme për lojtarët ka qenë policia. Siç njofton Malick Ndong, ai e ka kërkuar Mehmetin përmes policisë.

“Hamdiu nuk është korrekt. Ai disa ditë më parë nuk e ka hapur as telefonin për çka ne është dashur ta lajmërojmë rastin në polici, pasi ka tre muaj që nuk kemi marrë para nga ai. Ne kemi mbetur keq dhe ai duhet të na paguajë”, rrëfen Ndong për Tribuna. /Telegrafi/


Në trend Sport

Më shumë
Modric ‘sulmoi’ Vinicius Jr në sy të të gjithëve: Braziliani i tërbuar u vërsul në dhomat e zhveshjes, Ancelotti sqaron situatën

Modric ‘sulmoi’ Vinicius Jr në sy të të gjithëve: Braziliani i tërbuar u vërsul në dhomat e zhveshjes, Ancelotti sqaron situatën

Ndërkombëtare
Dashuri në short, por jo në ndeshje - Kosova U21 luan ndaj tri shteteve që nuk e njohin, dy nga to ‘armike’ pas sjellëve raciste

Dashuri në short, por jo në ndeshje - Kosova U21 luan ndaj tri shteteve që nuk e njohin, dy nga to ‘armike’ pas sjellëve raciste

Përfaqësuesja e Kosovës
Barcelona refuzoi katër oferta për yllin e skuadrës në janar

Barcelona refuzoi katër oferta për yllin e skuadrës në janar

La Liga
Kosova U21 mëson kundërshtarët për Euro 2027 që zhvillohet në Shqipëri dhe Serbi

Kosova U21 mëson kundërshtarët për Euro 2027 që zhvillohet në Shqipëri dhe Serbi

Përfaqësuesja e Kosovës
Motta zbulon arsyen se pse Cambiaso nuk shkoi te Man City

Motta zbulon arsyen se pse Cambiaso nuk shkoi te Man City

Serie A
Bayern Munich etiketon dy yje si pasues të Harry Kane

Bayern Munich etiketon dy yje si pasues të Harry Kane

Bundesliga
Kalo në kategori