LAJMI I FUNDIT:

Mësohet orari i ndeshjeve të Kosovës U21 në kualifikueset për Euro 2027

Mësohet orari i ndeshjeve të Kosovës U21 në kualifikueset për Euro 2027

Përfaqësuesja e Kosovës U21 ka mësuar sot (e enjte) kundërshtarët, por edhe orarin për ndeshjet kualifikuese të Kampionatit Evropian 2027 që do të mbahet në Shqipëri dhe Serbi.

Dardanët e Afrim Tovërlanit janë shortuar në grupin A, ku në grup është Spanja si kundërshtari më i vështirë, por edhe Rumania dhe Finlanda, si dy ekipe të forta.

Qipro dhe San Marino konsiderohen si kundërshtarë më të lehtë në letër, ku Kosova do të kërkojë maksimumin e pikëve.


Por, me cilin kundërshtar do t’ia fillojnë Dardanët e rinj dhe me cilin do t’i mbyllin kualifikueset?

Dashuri në short, por jo në ndeshje - Kosova U21 luan ndaj tri shteteve që nuk e njohin, dy nga to ‘armike’ pas sjellëve raciste
Lexo po ashtu Dashuri në short, por jo në ndeshje - Kosova U21 luan ndaj tri shteteve që nuk e njohin, dy nga to ‘armike’ pas sjellëve raciste

Ndeshja e parë e Kosovës U21 do të luhet në udhëtim te Rumania me 5 shtator 2025, ndërsa pas katër ditëve e pret Spanjën në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë.

Përballja e tretë luhet gjithashtu si vendas ndaj San Marinos më 14 tetor 2025, teksa më 14 nëntor udhëton te Qipro dhe me datë 18 luan në udhëtim te Finlanda.

Takimet kthyese fillojnë duke pritur Rumaninë me 27 mars 2026 dhe 31 mars në udhëtim te Spanja.

Pastaj udhëtojmë drejt San Marinos me 25 shtator dhe e presim Qipron me 30 shtator dhe Finlandën me 6 tetor 2026 për të mbyllur kualifikueset për Euro 2027. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë

"Mjekët i thanë Carvajalit në ambulancë se karriera e tij kishte përfunduar", ish-ylli i Real Madridit zbulon prapaskenat e lëndimit të spanjollit

La Liga
Dokumentari që zbulon skandalin e Laportës te Barcelona – publikohen detajet e para

Dokumentari që zbulon skandalin e Laportës te Barcelona – publikohen detajet e para

La Liga
Si po thyen Ruben Amorim një nga rregullat e pashkruara të futbollit

Si po thyen Ruben Amorim një nga rregullat e pashkruara të futbollit

Premier League
Ronaldo vetëm i 9-ti: Toni Kroos rendit 10 lojtarët më të mirë të goditjeve të lira të të gjitha kohërave

Ronaldo vetëm i 9-ti: Toni Kroos rendit 10 lojtarët më të mirë të goditjeve të lira të të gjitha kohërave

Ndërkombëtare
Mbappe dhe pjesa tjetër e ekipit të Francës shijojnë luksin në ndërtesën më të lartë në Kroaci – federata ka marr me qira të gjithë hotelin

Mbappe dhe pjesa tjetër e ekipit të Francës shijojnë luksin në ndërtesën më të lartë në Kroaci – federata ka marr me qira të gjithë hotelin

Përfaqësueset
Ronaldo mund të bëjë një rikthim sensacional te gjiganti evropian në formë huazimi

Ronaldo mund të bëjë një rikthim sensacional te gjiganti evropian në formë huazimi

Ndërkombëtare
Kalo në kategori