LAJMI I FUNDIT:

Selimi prezanton projektrezolutën e LVV-së për dialogun me Serbinë

Selimi prezanton projektrezolutën e LVV-së për dialogun me Serbinë

Shefi i Grupit Parlamentar të LVV-së, Rexhep Selimi ka thënë se LVV ka dhënë qëndrimin e saj në seancën e kaluar lidhur me temën e dialogut Kosovë-Serbi.

LVV ka dorëzuar një projektrezolutë për këtë debat.

Ai ka thënë se kjo projektrezolutë përmban katër pika.


“ 1. Kuvendi i Republikës së Kosovës e rithekson se karakteri unitar i Republikës së Kosovës është i paprekshëm dhe i pacenueshëm
2. Duke marrë parasysh faktet e konfirmuara lidhur me temën e trajtuar gjatë dialogut të deritanishëm, atë të shkëmbimit të territoreve të cilat janë në kundërshtim me obligimin kushtetues për ruajtjen e integritetit dhe sovraniteti të Kosovës, Kuvendi i Kosovës kërkon nga institucionet përgjegjëse që në temën e dialogut në asnjë rrethanë, në asnjë nivel e në asnjë format nuk mund të jenë çështje që lidhen me sovranitetin e vendit dhe integritetin territorial apo që synojnë krijimin e ndonjë pushteti të tretë administrativ
3. Kuvendi i Kosovës para çfarëdo takimi në kuadër të dialogut me Serbinë, duhet të miratojë platformën për dialog e cila do të përfshijë parimet bazë në bazë të të cilave do të zhvillohet dialogu dhe e njëjta do të votohet me 2/3 e votave të të gjithë deputetëve të Kuvendit
4. Kuvendi i Kosovës kërkon hapjen e rrugës për një proces zgjedhor të lirë e demokratik nga i cili do të dilte një qeveri legjitime dhe e cila do të kishte legjitimitetin e vendit për përfaqësim në dialogun me Serbinë”, ka thënë Selimi.

Ai ka kërkuar nga deputetët që ta mbështesin këtë projektrezolutë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Numërohen mbi 77% të votave të ardhura me postë, KQZ publikon rezultatet

Numërohen mbi 77% të votave të ardhura me postë, KQZ publikon rezultatet

Politikë
Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Lajme
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Konsullata e Kosovës në Shtutgart reagon pas sulmit në Mannheim, publikon numrin emergjent për shtetasit e Kosovës

Konsullata e Kosovës në Shtutgart reagon pas sulmit në Mannheim, publikon numrin emergjent për shtetasit e Kosovës

Lajme

"Nxitje dhe përçarje ndaj prokurorit e gjyqtarit, flet në gjykatë Arlind Manxhuka i Vetëvendosjes

Drejtësi
Ambasadori britanik: Kosova duhet të përmbushë zotimet për heqjen e masave të BE-së

Ambasadori britanik: Kosova duhet të përmbushë zotimet për heqjen e masave të BE-së

Lajme
Kalo në kategori