Në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, është̈ paraqitur për shqyrtim dhe miratim në lexim të parë Projekt Kodi Civil i Kosovës, rezultat i punës së gjatë i Ministrisë̈ së Drejtësisë̈ e mbështetur edhe nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë “Mbështetje Kodit Civil-Faza 2”.
Ministri i Drejtësisë̈ nga radhët e AAK-së, Selim Selimi në ekspozenë̈ e tij para deputetëve, ka thënë̈ se përmes këtij Projekt Kodi synohet rregullimi dhe harmonizimi i dispozitave ligjore të së drejtës civile, si ligjit të marrëdhënieve të Detyrimeve, Ligjit të Pronësisë̈ dhe të drejtave tjera sendore, Ligjit të Familjes dhe Ligjit të Trashëgimisë̈.
Libri 1- pjesa e përgjithshme”, sipas ministrit Selimi është hartuar për herë të parë dhe disa nga çështjet e adresuara rregullojnë̈ parimet themelore.
“Me këtë̈ libër janë̈ rregulluar parimet themelore të cilat deri më tani nuk kanë qenë të rregulluara, ose kanë qenë të shpërndara në ligje tjera, por të pa harmonizuara. Si të tilla janë: Parimi i barazisë̈ i të gjithë̈ qytetarëve në marrëdhëniet civile; Ndalimi i keqpërdorimit të të drejtave dhe shkaktimit të dëmit ndaj të tjerëve; Burimet e së drejtës civile (caktohen për herë të parë në Kosovë), Kushtetuta, Kodi, Ligjet dhe marrëveshjet dhe instrumentet ndërkombëtare”, tha Selimi.
Ndërsa në “Librin 2- Detyrimet”, disa nga çështjet kruciale që janë adresuar janë: Harmonizimi i dispozitave ligjore të ligjit për detyrimet duke i evituar konfliktet e ligjit dhe paqartësitë dhe sqarimi i përgjegjësive të palëve në marrëdhënie kontraktuese etj.
Në “Librin 3- Pronësia dhe të drejtat tjera sendore”, janë sqaruar të drejtat pronësore, mënyra se si fitohet dhe humbet pronësia; Janë harmonizuar shumë dispozita që kanë qenë të pa qarta;
Është sqaruar e drejta e shtetasve të huaj për të pasur pronësi në Kosovë ku parimisht janë të barabartë.
“Do të ketë edhe ligj të veçantë për shtetasit e huaj etj. Tek “Libri 4- Familja”, disa nga çështjet kryesore që janë adresuar kanë të bëjnë me përmirësimin e dispozitave të Ligjit të Familjes në aspektin e kuptimit më të mirë; Është siguruar më mirë barabarësia para ligjit për të gjithë personat në raportet familjare; Është siguruar një mbrojtje më e mirë e të drejtave pronësore për gratë duke paraparë për herë të parë kontratën martesore me të cilën mund t’i rregullojnë raportet pronësore”, tha ministri Selimi.
Në rast se nuk ka kontratë, zbatohet ligji dhe pasuria është e barabartë 50% : 50% për secilin bashkëshortë si dhe çështje të tjera.
“Ndërsa “Libri 5- Trashëgimia”, disa nga çështjet kryesore: janë hartuar dispozita ligjore që garantojnë barabarësinë efektive në trashëgimi duke u siguruar që edhe gratë të arrin t’i realizojnë më mirë të drejtat e trashëgimisë (edhe pse kjo e drejtë ka qenë e garantuar, me Kodin Civil janë paraparë dispozita që e sigurojnë secilin në gëzimin e të drejtës së tij/saj), duke informuar secilin për të drejtën e trashëgimisë; Heqja dorë nga trashëgimia si e drejtë e trashëgimtarëve, mund të bëhet vetëm duke u siguruar një procedurë transparente dhe njoftuar palët/trashëgimtarët me pasojat që ka heqja dorë etj”, tha Selimi. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Limani: Komuna e Gostivarit ka filluar me realizimin e projekteve kapitale infrastrukturore

Përfundon rinumërimi i 1631 fletëvotimeve të pavlefshme nga votimi me postë

Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Gërvalla i dënoi tre redaktorët e RTK-së për një kronikë të lajmeve për Kurtin, reagon AGK-ja

Kica-Xhelili i reagon Çekut: Qëndrimet e LDK-së janë "sport i rëndë" për ju – bëjeni Qeverinë nëse jeni fitues të zgjedhjeve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Çeku i reagon Abdixhikut: Si mund të bëhesh kryeministër në një palë zgjedhje që i ke humbur, e ku fituesi është afër trefish larg teje?

Vizita e shefit të NATO-s në Kosovë, analistët: Rikonfirmim i mbështetjes dhe garancisë për stabilitetin në Ballkan

Elbert Krasniqi konfirmon se do të jetë në koalicion qeverisës me Albin Kurtin në krye

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët