LAJMI I FUNDIT:

Selimi për projektligjet e FSK-së: Kudo që përmendet Kosova është edhe Republika

Selimi për projektligjet e FSK-së: Kudo që përmendet Kosova është edhe Republika

​Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje ka demantuar zërat se projektligjeve për FSK-në u mungon termi “Republikë”.

Ndryshe nga ajo që ditën e sotme u tha në Komisionin për Intergrime Evropiane, se tri projektligjeve për FSK-në, u mungon termi “Republikë”, në Komision për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës të Sigurisë të Kosovës nuk u përmend një gjë e tillë.

Anëtari i këtij komisioni, Rexhep Selimi në një intervistë për KosovaPress ka thënë se tek Komisioni për Integrime Evropiane është e mundshme të jetë lexuar vetëm drafti. Teksa shton se janë amedamentuar të gjitha gabimet teknike që kanë qenë më parë.


Ai thotë se Komisioni për Siguri i ka proceduar me një përkushtim maksimal si asnjëherë më parë këto tri projektligje që kanë të bëjnë me FSK-në dhe me Ministrinë e Mbrojtjes.

Në rastet kur ka munguar termi ‘Republikë’, kur iu është referuar Kosovës, ai thotë se e kanë vlerësuar si gabim teknik. Ndërsa tregon se ka amendamente të veçanta për këtë temë.

“Aty ku ka munguar ‘Republika’ ia kemi shtuar termin ‘Republikë’ dhe tash në këto projektligje, ekziston kudo që është Kosova edhe fjala ‘Republikë’. Nuk e kemi kuptuar si gabim të qëllimshëm. Sponsorizuesit nganjëherë i referohen Kosovës si e tillë, duke nënkuptuar që kur bëhet fjalë për Kosovën, bëhet fjalë edhe për Republikën, por sido që të jetë, nëse i ka munguar në draftin që ka ardhur nga sponsorizuesi, tash pas punës së komisionit nuk i mungon më fjala ‘Republikë’ aty ku e ka vendin, jo aty ku nuk e ka vendin, jo aty ku nuk mund të futet qoftë për aspekte gjyqësore, juridike apo teknike”, tha ai.

Sa i përket miratimit të projektligjeve në fjalë nga dy komisionet përkatëse, Selimi thotë se i kanë hapur rrugë miratimit edhe nga ana e Kuvendit. Teksa thekson punën e madhe që është bërë gjatë kësaj periudhe.

“Kështu presim të jetë edhe vota e deputetëve, sepse të gjitha grupet parlamentare i kemi mbështetur qoftë në parim leximin e parë, aq më tepër leximin e dytë ku janë bërë shumë përmirësime, shumë avancime. Është vlerësuar edhe në aspektin profesional, juridik dhe politik. Mendoj se jo vetëm në komision ka pasur dakordim, por edhe gjatë punës sonë. Madje mund të them se nuk e di ndonjë ligj ndonjëherë që ka pasur më shumë takime punuese sesa ligji për FSK-në”, shtoi ai.

Ai tregon se si ka rrjedhur puna në grupin punues të projektligjeve për FSK-në.

“Ka pasur edhe deputetë që nuk kanë marrë pjesë asnjëherë. Ka pasur deputetë që herë për herë ka marrë pjesë, por gjithsesi ka pasur deputetë që në të gjitha takimet e grupeve punuese ka marrë pjesë dhe kemi dhënë kontributin tonë të përbashkët duke punuar ngushtë edhe me sponsorizuesin, me oficerët e ushtrisë së Kosovës që kanë qenë në grupin punues, me përfaqësuesit e Ministrisë së FSK-së që tash është Ministri e Mbrojtjes. Prandaj nuk mund të them asgjë tjetër, veçse ‘bravo’, e kemi bërë një projektligj të cilin për rrethanat tona politike aktualisht, nuk është mundur të bëhet më shumë”, është shprehur Selimi.

E nëse projektligjet për FSK-në, do të shërbejnë për një bashkëpunim të mëtutjeshëm pozitë – opozitë, deputeti thotë se situata ekzistuese do të vazhdojë edhe më tutje.

“Kaq të bashkuar kemi qenë në 2014-ën dhe në vazhdimësi, deri në 2018. Kaq të bashkuar mund të jemi për aspektin e sigurisë edhe në të ardhmen. Kjo nuk përcakton një situatë të re. Kjo është situata ekzistuese siç ka qenë në të kaluarën dhe do të jetë edhe tani. Nuk është ndonjë situatë e re, ne thjesht, si grup parlamentar, si subjekt politik parlamentar dhe si Lëvizje në përgjithësi, e kemi mbajtur fjalën tonë që e kemi dhënë dhe nuk kemi mbetur vetëm në retorikën e deklaratave politike por, kemi qëndruar brenda fjalës sonë. Kështu mund të bashkohemi edhe në të ardhmen sa herë bëhet fjalë për mirë… Pra për të mirën themi ‘po’, për të keqen themi ‘jo’”, tha ai.

Ndryshe, të dy komisionet, ai për Integrime Evropiane dhe Komisioni për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës të Sigurisë të Kosovës kanë miratuar sot tri projektligjet për FSK-në, ndërsa sot pritet që Kryesia e Kuvendit të caktojë datën për votimin e tyre në Kuvend. /KP/

Në trend Lajme

Më shumë
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët

Lajme
Qytetarët pranuan SMS me përmbajtje të rreme, u kërkohej pagesa për gjoba të pretenduara në trafik

Qytetarët pranuan SMS me përmbajtje të rreme, u kërkohej pagesa për gjoba të pretenduara në trafik

Lajme
“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

Lajme
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
Rutte njoftohet nga komandanti i KFOR-it rreth situatës së sigurisë në Kosovë

Rutte njoftohet nga komandanti i KFOR-it rreth situatës së sigurisë në Kosovë

Siguri
Kalo në kategori