LAJMI I FUNDIT:

Selimi: Për kryeparlamentarin do ta respektojmë Kushtetutën

Selimi: Për kryeparlamentarin do ta respektojmë Kushtetutën

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të ketë “vija të kuqe” për Partinë Demokratike të Kosovës dhe Listën Serbe, por jo dhe për partitë tjera, duke përfshirë Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Ndërsa Vetëvendosje do të votojë kryeparlamentarin që në këtë rast i takon koalicioni PDK-AAK-NISMA.

Deputeti nga radhët e Vetëvendosjes, Rexhep Selimi ka thënë se kjo parti në rastin e zgjedhjes së kryetarit të parlamentit do të respektojë Kushtetutën e vendit, e cila i jep të drejtë koalicionit fitues që të ketë këtë pozitë.


“Ne do ta respektojmë Kushtetutën që i jep përparësi subjektit më të madh fitues që të ketë kryetarin e parlamentit”, ka thënë ai në një intervistë për Ekonomia Online.

Pavarësisht që njihet si person që ka kundërshtuar çdo mundësi për koalicion parazgjedhor me LDK-në, Selimi ka thënë se do të respektojë çdo vendim të partisë për koalicion pasgjedhor, përjashtuar këtu PDK-në dhe Listën Serbe.

“Unë kam respektuar dhe respektoj vendimin e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje, ku qëndrimi është i ditur dhe ka qenë publik që nuk do të bëjmë koalicione parazgjedhore me subjektet të cilat në atë kohë ishin në pushtet duke përfshirë këtu PDK-në dhe LDK-në. VV nuk do të bëjë koalicion as paszgjedhor me PDK-ën dhe Listën Serbe, edhe pse motivet janë të ndryshme. Rrjedhimisht bashkëpunimi me të tjerët përveç këtyre dyjave është një rrjedh logjike që nuk e përjashton as Lidhjen Demokratike të Kosovës”, ka treguar Selimi.

Vendimin e presidentit Thaçi që për mandatarin të veprohet sikurse në vitin 2014, duke ia mohuar të drejtën mandatarit të dytë, Selimi e ka konsideruar keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Madje ai e ka quajtur presidentin Thaçi si njeri të papërgjegjshëm.

“Në radhë të parë po vazhdon të keqpërdoret zyra presidenciale nga një person shumë i papërgjegjshëm i cili është zgjedhur duke dhunuar atë opozitë. Pra Thaçi është bërë president duke nxjerr opozitën me polici nga Parlamenti i Kosovës dhe nuk pres që i njëjti ta respektojë atë mbi të cilën ka vënë çizmen e policisë. Kurse sa i përket qëndrimeve të tij personale, Lëvizja Vetëvendosje nuk do t’i respektojë asnjë llojë vendimi jo kushtetues”, ka thënë Selimi.

Ndërsa shton se Qeveria dhe Parlamenti i Kosovës, duhet të formohen pa ndihmën e Listës Serbe.

Selimi është shprehur i bindur se nëse subjektet politike do të garonin të vetme në këto zgjedhje, Vetëvendosje do të dilte e para duke lënë pas subjektet e tjera.
I pyetur se a ka mbetur në hije ideja e Bashkimit Kombëtar për Vetëvendosjen, pasi që në fushatën zgjedhore nuk ka qenë faktor kyç, Selimi ka thënë se asnjëherë nuk do të heqin dorë nga kjo e drejtë.

“Ne nuk heqim dorë asnjëherë nga e drejta jonë kombëtare për bashkim kombëtar. Lëvizja Vetëvendosje ka qenë në të dy legjislaturat e kaluara e cila e ka pasur dhe e ka në programin e saj Bashkimin Kombëtar”.

Megjithatë, Selimi ka thënë se e drejta për Bashkim Kombëtar duhet të shfrytëzohet, por jo në këto rrethana dhe në këtë kohë.

Në trend Lajme

Më shumë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Lajme
Analistët komentojnë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Politikë
Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lajme
Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Siguri
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Kalo në kategori