LAJMI I FUNDIT:

Selimi: Në Vjosa Osmanin llogarisim më shumë se një votë për mocionin e mosbesimit

Selimi: Në Vjosa Osmanin llogarisim më shumë se një votë për mocionin e mosbesimit

Shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi ka treguar se nga presin votat për rrëzimin e kësaj qeverie.

Selimi në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se llogarisin në votën e Vjosa Osmanit për rrëzimin e qeverisë.

“Në Vjosa Osmanin llogarisim më shumë se një votë sepse ajo tashmë është një personalitet i respektuar në skenën politike. E respektojmë edhe në aspektin e aleatit dhe atë të kundërshtarit”, tha ai, përcjell Telegrafi.


Shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje ka thënë se është e qartë që Vjosa Osmani nuk është një votë e vetme në parlament.

I pyetur nëse llogarisin edhe në votën e Haxhi Avdylit, Selimi është përgjigjur se presin më shumë se kaq.

“Jo vetëm të Haxhi Avdylit por edhe një 10 haxhi avdyla në parti të ndryshme. Parlamenti ka aq deputetë sa që për hir të qytetarëve dinë të kapërcejnë kufijtë e partive politike. Po të mos ndodhte kjo as mocion nuk do të kishte”.

Selimi: Vijat e kuqe kanë ekzistuar për koalicione, jo për mocione mosbesimi
Lexo po ashtu Selimi: Vijat e kuqe kanë ekzistuar për koalicione, jo për mocione mosbesimi

Selimi thotë se nuk duhet të përsëritet gabimi i njëjtë që pas kalimit të mocionit të mosbesimit në Kuvend të krijohet një tjetër qeveri e të mos shkohet në zgjedhje./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Analistët komentojnë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Politikë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Lajme
Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lajme
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Siguri
Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Politikë
Kalo në kategori