LAJMI I FUNDIT:

Selimi: Gjykata Kushtetuese është e Hashim Thaçit

Selimi: Gjykata Kushtetuese është e Hashim Thaçit

Shefi i grupit parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, ka thënë se Gjykata Kushtetuese me aktvendimin që e mori ku i dha të drejtë formimit të Qeverisë Hoti, u dëshmua se është gjykatë e kapur nga Presidentit Hashim Thaçi.

Në emisionin Rubikon në Klan Kosova, Selimi ka theksuar se Gjykata Kushtetuese u zbulua edhe një herë që në bazë të raportit që ka me shkelësit e saj e nxori këtë aktvendim.

“Ne kemi kërkuar drejtësi nga GJK dhe ne nuk kemi faj që nuk e kemi marrë atë. Nuk është kjo hera e parë që kemi kërkuar drejtësi nga GJK dhe nuk është hera e parë që ajo ka vendosur në disfavorin tonë –  sikurse në vitin 2014 – dhe ne jemi pajtuar me faktin se GJK nuk na dha neve të drejtë”.


“Sot konstatoj që Qeveria Hoti është qeveri ilegale e dalë nga një proces joligjor me shkelje të Kushtetutës. Këtë nuk e thotë GJK, por e thotë kushdo që di ta lexojë Kushtetutën”.

Ai ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje nuk ka pse ta pranojë padrejtësinë që i është bërë nga Gjykata Kushtetuese.

“Ne e vlerësojmë si të padrejtë dhe e quajmë si të tillë. Padrejtësia është padrejtësi”.

“Në kurrë s’e kemi kontestuar numërimin votave, GJK nuk i numëroi votat sepse po ta bënte, do të merrte vendim tjetër. Nuk është analogji e njëjtë numërimi i votave me numërimin e partive politike”.

“Mos ma krahaso të lutem gjykatën e SHBA-ve më gjykatën e Thaçit. GJK doli edhe njëherë që në bazë të raportit që ka me shkelësit e saj e nxori këtë gjykim”.

“Prandaj si rezultat i raportit që kjo gjykatë ka me shkelësit e saj, e nxori një aktgjykim të tillë dhe ne kemi guxim t’ia themi kujtdo se është gjykatë e kapur – si rezultat e këtij raporti tani kemi një qeveri jolegjitime”.

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Një person plagoset, tre të tjerë marrin lëndime trupore në Klinë - arrestohen dy të dyshuar

Një person plagoset, tre të tjerë marrin lëndime trupore në Klinë - arrestohen dy të dyshuar

Kronika e Zezë
Policia kërkon informacione për identifikimin e një personi të dyshuar për vjedhje

Policia kërkon informacione për identifikimin e një personi të dyshuar për vjedhje

Kronika e Zezë
Pasuria e konfiskuar e Mijallkovit dhe Gruevskit del në ankand

Pasuria e konfiskuar e Mijallkovit dhe Gruevskit del në ankand

Politikë
​Ndahet nga jeta Bajram Qerkini nga shoqata e të pagjeturve

​Ndahet nga jeta Bajram Qerkini nga shoqata e të pagjeturve

Lajme
“Kam gjetur parregullsi në këtë gjykatë”, komandant Hoxha nis dëshminë në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

“Kam gjetur parregullsi në këtë gjykatë”, komandant Hoxha nis dëshminë në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Drejtësi
Kalo në kategori