LAJMI I FUNDIT:

Sela në gjendje të mirë shëndetësore, në spital kanë mbetur vetëm dy të lënduar

Sela në gjendje të mirë shëndetësore, në spital kanë mbetur vetëm dy të lënduar

Gjendja shëndetësore e kryetarit të LR-PDSH-së Ziadin Sela është stabile. Ai vazhdon të kurohet në repartin e neurokirurgjisë në klinikën e Tetovës. Drejtuesi i këtij reparti, Destan Haliti, tha se gjendja shëndetësore e Selës është duke u përmirësuar, megjithatë ai duhet të mbetet nën kujdesin e mjekëve, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Gjendja shëndetësore e tij është stabile dhe vazhdon të përmirësohet për çdo ditë më mirë e më mirë. Ne si konzorium mjekësor kemi marrë qëndrim që Ziadin Sela ka nevojë edhe disa ditë të qëndrojë në spital i shtrirë për shkak se këtu i kemi ekzaminet e çdo ditshme, investigimet që duhet t’i bëjmë. Por, në bazë të lëndimeve që ka ndonjëherë këto lëndime dinë edhe të komplikohen, kështu që edhe për disa ditë do të qëndrojë në spitalin klinik të Tetovës”, deklaroi mjeku Destan Haliti.

Në Qendrën Urgjente Kirurgjikale në Shkup vazhdojnë të kurohen dy persona. Nga kjo klinikë thonë se ndaj të njëjtëve janë kryer intervenime kirurgjike dhe janë transferuar në repartin e traumatologjisë ndërsa gjendja e tyre shëndetësore është stabile. Në protestat e dhunshme në ambientet e Kuvendit mbetën të lënduar mbi 100 persona, mes tyre deputetë, policë, gazetarë dhe protestues./Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
Momenti kur sigurimi i Speciales ia tërheq vërejtjen mjekut pas diskutimit me Thaçin

Momenti kur sigurimi i Speciales ia tërheq vërejtjen mjekut pas diskutimit me Thaçin

Lajme
Nën thirrjet “UÇK, UÇK” - Thaçi largohet nga QKUK pas disa orësh qëndrimi me babanë

Nën thirrjet “UÇK, UÇK” - Thaçi largohet nga QKUK pas disa orësh qëndrimi me babanë

Lajme
Një i vdekur dhe shtatë tjerë të lënduar në një aksident trafiku në Vushtrri

Një i vdekur dhe shtatë tjerë të lënduar në një aksident trafiku në Vushtrri

Kronika e Zezë
Thaçi brenda QKUK-së, qytetarët e presin atë jashtë Klinikës Interne

Thaçi brenda QKUK-së, qytetarët e presin atë jashtë Klinikës Interne

Lajme
Kërcënimi i fshehur i spiunazhit: Përpjekje për ta bërë Kosovën

Kërcënimi i fshehur i spiunazhit: Përpjekje për ta bërë Kosovën "jofunksionale"

Siguri
Aktakuza për 'Rastin Banjska', Apeli konfirmon vendimin e Themelores

Aktakuza për 'Rastin Banjska', Apeli konfirmon vendimin e Themelores

Drejtësi
Kalo në kategori