LAJMI I FUNDIT:

Sekti fetar në Panama vret shtatzënën dhe gjashtë fëmijët e saj, policia ndërdyu gjatë ritualit dhe shpëtoi 14 persona – ishin fshehur në xhungël

Sekti fetar në Panama vret shtatzënën dhe gjashtë fëmijët e saj, policia ndërdyu gjatë ritualit dhe shpëtoi 14 persona – ishin fshehur në xhungël

Gjatë një rituali të çuditshëm fetar të sekteve janë vrarë shtatë persona, kurse 14 tjerë i janë nënshtruar dhunës së paparë në një xhungël të Panamasë, ku lideri i këtij sekti kishte torturuar, rrahur, prerë me hanxharë dhe djegur trupat e tyre, me qëllim që “t’i detyrojë të pendohen për mëkatet e tyre”,

Kjo ngjarje e tmerrshme ka ndodhur në një ranç ku është ndërtuar një kishë e improvizuar për sektin, e kur policia mbërriti me helikopterë arriti t’i shpëtojë 14 anëtarët e grupit Ngabe Buble, që ishin lidhur dhe rrahur me shkopinj, transmeton Telegrafi.


Policia dhe gjykata ishte informuar nga tre anëtarë të grupit që kishin arritur të arratisen, dhe që më pas janë hospitalizuar në spitalin më të afërt. Sipas gjykatësit, në ranç janë gjetur burra e gra të zhveshura, hanxharë, thika dhe një dhi që e kishin sakrifikuar gjatë ritualit.

E dy kilometra larg rançit zyrtarët policorë kanë gjetur trupat e gjashtë fëmijëve dhe të një shtatzëne. Ata pranuan se bëhet fjalë për një ritual të një sekti të ri që po vepron tash e tre muaj në këtë rajon.

Ngabe Bugle është grupi më i madh në këtë rajon dhe jetojnë thellë në xhungla sa që ata që shpëtuan, është dashur të transportohen me helikopter për në spitalin më të afërt. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Vuçiq teksa thotë se mund të bie nga pushteti, përmend edhe Kosovën

Vuçiq teksa thotë se mund të bie nga pushteti, përmend edhe Kosovën

Serbia
A mundet SHBA-ja t'ia

A mundet SHBA-ja t'ia "vrasë" armët Evropës - ekspertët shprehin shqetësimin për "çelësin e vdekjes"

Amerika
Mijëra njerëz tashmë janë në rrugët e Beogradit - Vuçiqin e presin protestat masive

Mijëra njerëz tashmë janë në rrugët e Beogradit - Vuçiqin e presin protestat masive

Serbia
Shikoni çfarë mund të bëjë aeroplani luftarak amerikan F-35

Shikoni çfarë mund të bëjë aeroplani luftarak amerikan F-35

Botë
Kanada shtriu tapetin e kuq për Rubion - mjaftueshëm për një hap të vetëm

Kanada shtriu tapetin e kuq për Rubion - mjaftueshëm për një hap të vetëm

Amerika
Avokati serb, Preleviq: Vuçiq mori komandën e policisë para protestave masive kundër tij

Avokati serb, Preleviq: Vuçiq mori komandën e policisë para protestave masive kundër tij

Serbia
Kalo në kategori