LAJMI I FUNDIT:

Seks në kabinën e rrëfimit!

Seks në kabinën e rrëfimit!

Një çift italian, i cili është kapur duke bërë seks në një kabinë kishtare të rrëfimit, gjatë meshës së mëngjesit, thonë se janë penduar dhe kanë bërë paqe me priftin lokal.

Çifti, në të tridhjetat, është arrestuar nga policia më herët gjatë këtij muaji, pasi që kishin bërë dashuri në kabinën e rrëfimit në katedralen e qytetit verior italian Cesena. Ata ishin arrestuar për akte të turpshme në publik dhe për shkelje të funksionit fetar.

Avokati i tyre ka thënë se ata kishin pirë tërë natën dhe e kishin kuptuar se kishin shkuar tepër larg me veprimet e tyre. Avokati ka thënë për një gazetë lokale se çifti është takuar me priftin lokal, ka kërkuar falje dhe e ka marrë atë nga prifti.