LAJMI I FUNDIT:

Sekretarja Rice viziton Irakun

Sekretarja Rice viziton Irakun

Sekretarja amerikane e Shtetit, Condoleezza Rice, nga Arabia Saudite ka shkuar në Irak. Atje ajo do të takohet me kryeministrin irakian, Nouri al-Maliki, ministrin e Jashtëm Hoshiyar Zebari dhe përfaqësues të tjerë të qeverisë, me të cilët do të bisedojë për pajtimin politik midis shiitëve dhe sunitëve, njoftoi ambasada amerikane në Badgad.

Parlamenti irakian javën e kaluar aprovoi një ligj, që i lejon kthimin në shërbimin shtetëror shumicës së anëtarëve të partisë sunite Baath. SHBA-të kishin këmbëngulur në aprovimin e ligjit. /DW/