LAJMI I FUNDIT:

Sekretari amerikan i Shtetit uron Kosovën për 9 vjetorin e Pavarësisë

Sekretari amerikan i Shtetit uron Kosovën për 9 vjetorin e Pavarësisë

Sekretari amerikn i Shtetit, Rex Tillerson, në emër të presidentit Trump dhe gjithë popullit amerikan ka uruar Kosovën dhe qytetarët e saj me rastin e nëntë vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

“Në emër të Presidentit Trump dhe popullit amerikan, kam kënaqësinë të uroj qytetarët e Kosovës për përvjetorin e nëntë të pavarësisë suaj, të cilën e festoni këtë 17 Shkurt”, ka shkruar Tillerson.

“Shtetet e Bashkuara çmojnë miqësinë e fuqishme me Kosovën, të bazuar në aspiratat e përbashkëta për stabilitet, paqe dhe prosperitet për të gjithë qytetarët tanë”, thuhet në urimin e kryediplomati amerikan.


“Ne përshëndesim progresin që populli i Kosovës e ka bërë në zhvillimin e institucioneve demokratike e shumetnike gjatë nëntë viteve të pavarësisë së saj. Më 2016, Shtetet e Bashkuara kanë pasur kënaqësinë të jenë dëshmitare të fitimit të medaljes së parë të artë olimpike të Kosovës dhe kombëtarja e Kosovës në futboll zhvilloi ndeshjen e parë në FIFA.  Ne presim arritje të vazhdueshme nga Kosova, teksa ajo po punon për të forcuar sundimin e ligjit, për të luftuar ekstremizmin e dhunshëm, dhe për të ndërtuar marrëdhënie pozitive me fqinjtë e saj dhe me vendet e tjera në botë”.

“SHBA mbetet e përkushtuar për të ndihmuar Kosovën që të ketë sukses dhe do të vazhdojmë të punojmë me liderët dhe popullin e saj në ndjekje të paqes dhe prosperitetit”, thuhet në urimin e sekretarit Tillerson.

Në trend Lajme

Më shumë
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
KQZ nesër shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 9 shkurtit

KQZ nesër shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 9 shkurtit

Lajme
Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Kronika e Zezë
​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

Lajme
Kalo në kategori