LAJMI I FUNDIT:

Sejdiu, Thaçi e Hyseni në SHBA

Sejdiu, Thaçi e Hyseni në SHBA

Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, kryeministri Hashim Thaçi dhe ministri i Punëve të Jashtme, Skënder Hyseni, fillojnë sot takimet zyrtare në Washington.

Gjatë ditës, ata do të zhvillojnë takime me shumë zyrtarë të administratës amerikane.

Nesër, delegacioni i lartë shtetëror i Kosovës udhëton për në Nju Jork, ku do të takohet me sekretaren amerikane të shtetit, Hillary Clinton, si edhe me përfaqësues të disa vendeve në Organizatën e Kombeve të Bashkuara. /rtv21/