LAJMI I FUNDIT:

Sejdiu mban fjalimin vjetor

Sejdiu mban fjalimin vjetor

Presidenti i Republikës, Fatmir Sejdiu, të enjten (nesër) para ligjvënësve do të mbajë fjalimin vjetor në fillim të seancës plenare të Kuvendit të Kosovës.

Është detyrim kushtetues që Presidenti i vendit të paktën një herë në vit t’i drejtohet Kuvendit të Kosovës në lidhje me fushëveprimtarinë e tij.

Në bazë të Kushtetutës, presidenti udhëheq me politikën e brendshme dhe të jashtme të vendit.

Përndryshe në rend dite të seancës së nesërme fillimisht është shqyrtimi i Projektligjit për dhënien e dekoratave nga presidenti i Republikës, si dhe shqyrtimi i disa projektligjeve dhe raporteve të tjera. /rtv21/