LAJMI I FUNDIT:

Sejdiu e Krasniqi, opsione të Ferronikelit

Sejdiu e Krasniqi, opsione të Ferronikelit

Pas dorëheqjes së trajnerit Arbnor Morina, drejtuesit e Ferronikelit janë vënë në kërkim të trajnerit të ri. Në opsion për ta zëvendësuar ish trajnerin e Prishtinës dhe Dritës janë dy emra.

Burime brenda klubit nga Drenasi kanë treguar për Express së në opsion për ta marrë në dorë ekipin gjelbër e zi janë trajnerët Gani Sejdiu e Ramiz Krasniqi.

Gjithnjë sipas këtij burimi, trajnerët e lartpërmendur janë kontaktuar nga krerët e Ferronikelit dhe priten zhvillime të tjera në ditët në vazhdim.

Siç dihet, Sejdiu e Krasniqi janë të lirë, kështu që njëri prej tyre mund të emërohet trajner i ri i klubit drenicas.


Ferronikeli gjendet në pozitën e parafundit në tabelë me vetëm 8 pikë të grumbulluara nga 9 ndeshje të zhvilluara. Kjo e shtyri trajnerin Arbnor Morina që ta ofrojë dorëheqjen 24 orë më parë. /Express/Telegrafi/