LAJMI I FUNDIT:

Sejdiu dekretoi Sulejman Selimin komandant të FSK-së

Sejdiu dekretoi Sulejman Selimin komandant të FSK-së

Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, ka dekretuar sot Gjeneral Lejtnant Sylejman Selimin Komandant të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

"Bazuar në kompetencat që më janë dhënë me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, të Ligjit për FSK-në, dhe bazuar në rekomandimin e Kryeministrit të datës 19.12.2008, shpall këtë dekret për emërimin e Gjeneral Lejtnant Sylejman Selimi Komandant të Forcës së Sigurisë së Kosovës", thuhet në vendimin e presidentit Sejdiu.

Selimi, i cili u propozua nga kryeministri Hashim Thaçi, do të jetë në krye të 2.500 trupave të FSK-së.

Selimi ka qenë shef i shtabit të përgjithshëm të ish Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ndërsa prej marsit, 2006 është në krye të Trupave Mbrojtëse të Kosovës.


Emërimi i kreut aktual të TMK-së bëhet pas kritikave të NATO-s për qeverinë e Kosovës se po zvarrit emërimin e komandantit të FSK-së, e bashkë me të dhe krijimin e kësaj force. /rel/