E plotësuar: Ka përfunduar raundi i tretë dhe i fundit për zgjedhjen e presidentit tëKosovës
Në votim kanë marrë pjesë 82 deputetë, ndërsa Osmani mori 71 vota për dhe 11 të pavlefshme, të nevojshme për kreun e shtetit.
Në raundin e tretë të votimit mori pjesë edhe Adelina Grainca, deputete e Partisë Demokratike të Kosovës.
Ajo është e vetmja deputete nga kjo parti e pranishme në sallë. Gjatë seancës, ajo u ulë në pjesën ku ulen deputetët e LVV-së.
E plotësuar: Ka nisur raundi i tretë dhe i fundit për zgjedhjen e Presidentit të Kosovës.
Në këtë raund, Presidenti mund të zgjidhet me 61 vota nga 80 sa janë në sallë.
—-
E plotësuar: Ka përfunduar raundi i dytë i votimit për zgjedhjen e Presidentit të Kosovës.
Në raundin e dytë në votim kanë marrë pjesë 82 deputetë, shkruan Telegrafi.
Vota të pavlefshme kanë qenë 11, kurse për Vjosa Osmanin kanë votuar 67 deputetë.
Kundërkandidati i Vjosa Osmanit, Nasuf Bejta në këtë raund ka marrë 4 vota. Rrjedhimisht as në këtë raund nuk ka pasur vota të mjaftueshme për zgjedhjen e Presidentit.
Tashmë ka nisur ka raundi i tretë.
—–
E plotësuar: Ka nisur raundi i dytë i votimit për Presidentin e Kosovës.
Tani kuvendi procedon në rrethin e dytë të votimeve, ku po ashtu kërkohen së paku 80 vota për zgjedhjen e presidentit.
Në sallë janë të pranishëm 84 deputetë dhe në raundin e parë të votimeve morën pjesë 81 deputetë.
—-
E plotësuar: Në raundin e parë, nuk kanë arritur votat e nevojshme për zgjedhjen e presidentit të Kosovës.
Nga 81 vota, 69 ishin pro dhe 12 të pavlefshëm.
Kundërkandidati i Osmanit ka marrë zero vota.
Tani, pritet të nis raundi i dytë, në të cilën po ashtu duhet të jenë së paku 80 deputetë në sallë.
Ndërkaq, më herët deputeti i LDK-së Driton Selmanaj ka thënë shkurt para mediave se “nuk jam prej personave që ndërroj qëndrim shpesh”, ndërsa Agim Veliu ka thënë se “s’ka ndryshuar asgjë nga dje”.
Kjo është hera e tretë që ky raund votimesh po përsëritet, pas dy herë nuk kishte kuorum prej 80 deputetësh.
—
E plotësuar: Ka nisur senaca për zgjedhjen e Presidentit të Kosovës.
Në sallë janë të pranishëm 84 deputetë, të cilët po votojnë në raundin e parë për presidentin.
Kjo është hera e tretë që ky raund votimesh po përsëritet, pas dy herë nuk kishte kuorum prej 80 deputetësh.
—
E plotësuar: U.d e shefes së Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila ka thënë se beson që sot do të përmbyllet procesi i zgjedhjes së Presidentit të Kosovës.
Kusari-Lila tha se do të jenë 80 ose 81 vota që do të numërohen, shkruan Telegrafi.
“Sot jemi pozitiv dhe shpresojmë që ky proces do të mbyllet do të jenë 80-81 vota që do të numërohen për presidentin”, ka thënë Kusari-Lila.
—
E plotësuar: Tash më, në sallën e Kuvendit kanë hyrë deputetët e LDK-së.
Agim Veliu dhe Driton Selmanaj, kanë deklaruar se nuk ka ndryshuar qëndrim nga dje për votimin e Vjosa Osmanit për presidente.
Selmanaj ka thënë se nuk është nga ata që ndryshon qëndrim.
Ndërkaq, Haxhi Avdyli nga lista Guxo, tha se sot do të jetësohet vullneti i qytetarëve për ndryshim, dhe keqkuptimet me disa deputetë janë zgjidhur.
Presim të votohet Osmani presidente.
—-
E plotësuar: Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi ka kërkuar nga LVV-ja që të ndalë siç ka thënë ai shantazhet ndaj deputetëve të LDK-së, ose do t’i ndryshojnë qëndrimet.
Gashi ka thënë se ka pasur kërcënime ndaj deputetëve të LDK-së të cilët nuk votuan mbrëmë për zgjedhjen e presidentes së Kosovës, shkruan Telegrafi.
Ai shtoi se do të marrin pjesë në seancën e sotme por nëse vazhdon kjo sjellje e LVV-së, do ta ri-konsiderojnë vendimin e tyre.
—
E plotësuar: Kanë filluar të mblidhen deputetët në Kuvendin e Kosovës.
Seanca do duhej të fillonte në ora 17:00.
—
Pas dështimit të parë për të zgjedhur presidentin të vendit, Kuvendi i Kosovës pritet të vazhdojë seancën e së shtunës.
Të shtunën, raundi i parë i votimit u përsërit dy herë, pasi në votim nuk morën pjesë 80 deputetë apo dy e treta e deputetëve, numër ky i nevojshëm për t’u konsideruar i konsumuar raundi i parë i votimit.
Në këto dy votime morën pjesë 78, përkatësisht 79 deputetë.
Sipas Kushtetutës, në rrethin e parë të votimit duhet që të paktën 80 deputetë të marrin pjesë në votim, në të kundërtën votimi përsëritet.
I njëjti rregull për pjesëmarrjen e 80 deputetëve vlen edhe për raundin e dytë të votimit.
Të pranishëm në sallë në seancën e së shtunës ishin 82 deputetët të Lëvizjes Vetëvendosje, të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe ata të komuniteteve joserbe. Por, tre deputetë të Lidhjes Demokratike të Kosovës: Avdullah Hoti, Agim Veliu dhe Driton Selmanaj, pavarësisht se ishin në sallë gjatë votimit, nuk morën pjesë në këtë proces.
E pranishme në seancë ishte edhe Albena Reshitaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ndërkaq AAK kishte konfirmuar se deputetët e saj nuk do të marrin pjesë fare në Kuvend.
Po ashtu, deputetët e PDK-së dhe të Listës Serbe, i bojkotuan punimet e kësaj seance.
Ndërkaq, Telegrafi merrr vesh se në takimin e sotëm me deputetin Adem Hoxha nga Partia Unike e Goranëve (Jedinstvena Goranska Partija), Kryeministri dhe lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka arritur të sigurojë pjesëmarrjen dhe votën e këtij deputeti në seancën e sotme të Kuvendit për zgjedhjen e presidentit.
Mësohet se kërkesat e kreut të partisë së goranëve për ta dhënë votën për kandidaten për presidente ishin modeste dhe kishin të bëjnë me disa poste në kabinetin qeveritar.
Me votën e siguruar nga deputeti i partisë së goranëve, pritet që në vazhdimin e seancës së jashtëzakonshme për zgjedhjen e presidentit, të paraparë për sot në orën 17:00, të marrin pjesë 83 deputetë. Ndërsa, votën në kuti pritet ta hedhin 80 prej tyre, pasi tash dihet se tre deputetë të LDK-së, Agim Veliu, Avdullah Hoti dhe Driton Selmanaj, ndonëse do të jenë në seancë nuk do ta hedhin votën e tyre në kuti, ashtu siç kanë vepruar edhe të shtunën. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

KQZ shpall nesër rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, Baraliu: Procesi i stërzgjatur, por jo i cenuar

Fundi i procesit gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së – edhe 8 seanca i kanë mbetur prokurorisë

Kryeqyteti nuk gjen qetësinë, theret me thikë një person në lagjen Dardania

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Djali i Trump nuk e njeh Kosovën, publikon hartën ku Kosova shfaqet si pjesë e Serbisë

Fundi i procesit gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së - edhe 8 seanca i kanë mbetur prokurorisë

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

KQZ shpall nesër rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, Baraliu: Procesi i stërzgjatur, por jo i cenuar

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës