Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ka mbledhur 40 nënshkrimet e nevojshme për thirrjen e seancës së jashtëzakonshme kundër heqjes së taksës 100 për qind ndaj mallrave nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina.
Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj, në një deklaratë të dhënë për Telegrafin ka pohuar se tashmë nënshkrimet do t’i procedojnë në Kryesi të Kuvendit.
“Po janë mbledhë nënshkrimet e tani do të procedohen në Kryesi të Kuvendi. Paraprakisht kemi mbajt një tryezë me bizneset tona e si konkludim ka dal se taksa nuk duhet të hiqet”, ka pohuar deputetja Kadrijaj.
E pyetur se çfarë veprimesh do të ndërmarrë AAK kundër heqjes së taksës, deputetja pohoi së për këtë do të vendosin pas seancës.
“Pas seancës do të shohim se cilat do të jenë veprimet e radhës. Për këto do të diskutohet në instanca të partisë dhe në Grupin Parlamentar”, deklaroi Kadrijaj.
Kujtojmë se taksa 100 për qind ndaj mallrave që vijnë nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina, është vendosur në kohën kur kryetari i AAK-së, Ramush Haradianj ishte kryeministër i Kosovës.
Ndërkaq, pas ardhjes së Albin Kurtit në pushtet, taksa 100 për qind është deklaruar se do të zëvendësohet me masën e reciprocitet, gjë të cilën e ka kundërshtuar ish-kryeministri Haradinaj. Ai ka bërë thirrje Kurtit që mos ta largojë taksën për tu kthyer në dialog, por vetëm për marrëveshjen finale brenda kufijve ekzistues. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Hoxhaj – Kurtit: E nënshkrova marrëveshjen SOFA me SHBA-në para 12 vitesh, kur ti gjuaje me gurë institucionet
Sot dhe nesër regjim i veçantë komunikacioni në Shkup
Konfiskohen armë si dhe pajisje për prodhimin e kriptovalutave, arrestohet një person në veri të Mitrovicës
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Zhduket veterani i UÇK-së, Zylfi Tejeci, kërkohet ndihmë nga qytetarët
Gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt fillon sot, familjarët presin drejtësi
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
Driloni: Banorët nuk më uruan fitoren, e di që më kanë inati
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës