LAJMI I FUNDIT:

Së shpejti, Kosova do të ketë ku t’i zhvillojë ndeshjet

Së shpejti, Kosova do të ketë ku t’i zhvillojë ndeshjet

Nëse deri sot ankoheshim se nuk kemi ku të luajmë ndeshjet miqësore të Përfaqësueses së Kosovës, atëherë ky problem po shkon drejt zgjidhjes. Kompania ‘Kawa Group’ nga Suhareka, e kontraktuar nga Ministria për Kulturë, Rini e Sport, ka rifilluar të mërkurën rinovimet në stadiumin “Adem Jashari” në Mitrovicë. Kjo Kompani ka nisur të bëjë vendosjen e ulëseve, të cilat parashihen të përfundojnë para muajit mars.

Në anën tjetër, punimet në zhveshtore kanë përfunduar dhe ato cilësohen me notën 10-she nga drejtuesit e klubit të Trepçës. Këta të fundit kanë ankesa në ulëse. Në Ministrinë për Kulturë, Rini e Sport (MKRS) thonë se vetëm po zbatohet projekti i nisur vitin e kaluar. “Investimet janë bërë edhe më herët. Ka pasur disa vonesa, por që tani po zbatohet projekti, i cili është në përfundim e sipër”, thotë Shkëlzen Dragaj nga MKRS, raporton Tribuna.

Stadiumi i Mitrovicës është përpara atij të Prishtinës në plotësimin e kushteve teknike për të luajtur ndeshje ndërkombëtare. Stadiumi “Adem Jashari” është duke marr çdo ditë e më shumë pamjen e një stadiumi me parametra evropian.

Pas punimeve të shumta që janë duke u zhvilluar nëpër lokalet e brendshme të stadiumit, ka filluar edhe vendosja e karrigeve. Në këtë stadium pritet të vendosen 18 mijë ulëse, të ardhura nga projekti i selektorit Albert Bunjaki, i cili solli të gjitha pajisjet nga stadiumi legjendar suedez, Rasunda.


Veç karrigeve pritet të vendoset edhe ndriçimi në kuadër të projektit të njëjtë, semafori dhe zërimi që do ta bënte stadiumin mitrovicas të gatshëm edhe për sfida ndërkombëtare, raporton Sporti1.

Është interesante se si këto ulëse po mund të montohen në këtë stadium, deri sa për këtë janë ankuar drejtuesit e Prishtinës se nuk po mund të montohen në stadiumin kryeqytetit të Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt

UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt

Liga e Kampionëve
U dëshmua se është

U dëshmua se është "finale para finales": Real Madridi shpartallon Man Cityn në 'Etihad'

Liga e Kampionëve
Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi

Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi

La Liga
Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Liverpooli ka gjetur zëvendësuesin e Salah - luan në Francë

Liverpooli ka gjetur zëvendësuesin e Salah - luan në Francë

Premier League
Kalo në kategori