S’di me shkru as me lexu, drejt në punë du me shku
E shfletova një raport të auditimit për Ministrinë e Forcës së Sigurisë të Kosovës (MFSK). Veç tjerash, procesi i auditimit kishte konstatuar se janë mbi 70 përqind e punësimeve që ishin bërë në mënyrë ilegale në këtë ministri, pra parregullsi totale në punësim. Tashti, paramendojeni se kush, mos e dhashtë Zoti, do të na organizonte mbrojtjen në rast të ndonjë fatkeqësie.
Një ditë më herët, mediet raportonin arsyet e arrestimit të Drejtorit të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), Hashim Rexhepi. Ndër arsyet kryesore raportohej ndikimi i tij në punësime jo vetëm në BQK, por edhe në organizata e institucione tjera.
Punësimi në institucionet e Kosovës ka shkuar dhe ashiqare vazhdon të shkojë në masë të madhe në bazë të referencave personale, familjare dhe politike, pra “me të njofshëm”. Kjo që moti është kthyer në sistem. Është normale kur ka garë mes konkurrentëve për pozitë pune, pra kur ka të zgjedhet mes kandidatëve cilësorë, por ky nuk është rasti në Kosovë. Në Kosovë ka ndodhur rrafsh e kundërta – është punësuar personi që s’ka lidhje me punën për të cilën është punësuar/rekrutuar.
Këtu mund të merren shembujt nga Radio televizioni i Kosovës (RTK), Aeroporti i Prishtinës, PTK, KEK, etj. Personalisht, më ka rastisur të shoh duke u punësuar prej 5 deri në 7 persona në ditë në RTK pa konkurs fare. Besoj, e njëjta ka ndodhur edhe në organizatat e lartpërmendura.
Kështu, pas vitit 1999, punësimi nëpër organizatat dhe institucionet e Kosovës ka kaluar nëpër disa faza të arsyeshmërisë. Fillimisht, punësimi është trajtuar si skemë për raste sociale. Pastaj është trajtuar si domosdoshmëri, pra si diçka që konkurrentëve natyrshëm u mungon cilësia dhe kualifikimi përkatës i përvojës dhe shkollimit por që për shkak të situatës emergjente është dashur të punësohet dikush. Në vijim, ministritë tona punësojnë kryesisht vetëm studentë nga Universiteti i Prishtinës (UP) duke shpërfillur cilësinë e dobët të mësimmarrjes dhe mësimzënies nga ky kuazi universitet. Pra, punësimi “me të njofshëm” ka kaluar nëpër disa faza si arsye dhe mbulesë që të punësohen vetëm njerëzit e kërkuar në baza personale, që më vonë, edhe një herë, të shndërrohet në sistem.
Kështu, si rrjedhojë, gjen pak profesionistë, pra persona të arsimuar dhe me përvojë, në punën që ata aktualisht e bëjnë në vendin përkatës të punës. Praktikisht, në punën që ata/ato as atëherë e as aktualisht nuk e bëjnë. Nëse pyeten pse nuk e kanë mbaruar punën, t’i qesin njëmijë arsye përpara. Dua të them, sot ka punëtorë në organizatat dhe institucionet tona që as nuk dinë mirë të lexojnë e të shkruajnë. Ata/ato e kanë problem ta shkruajnë një tekst 3 paragrafësh për të trajtuar një problem ose edhe një kërkesë e ankesë të mirëfilltë ose edhe ndonjë propozim a sugjerim.
Nga këtu, është e kotë të flitet për organizata dhe institucione, pra administratë profesionale, aktive, të përkushtuar dhe, në fund, të paguar. Dua të them, nëse nuk ke të njohur, ti mund të vdesësh urie edhe pse je pjesë e administratës shtetërore. Ose, edhe më e keqja, nuk trajtohesh as si qenie njerëzore e lëre më profesionale.
Dua të them, me këtë mënyrë e sistem punësimi, korrupsioni vjen i garantuar. Sepse punësimi në mënyrë të tillë nuk kalon vetëm me sigurimin dhe marrjen e një rroge Punëtorët e punësuar në mënyrë të tillë, më besoni, kanë kërkesa të shtuara dhe të vazhdueshme. Ka gjasë që brenda 2 viteve një i punësuar i tillë të pasurohet nga paratë e taksapaguesve dhe, nga këtu, të merr qëndrim filozofik e të fillojë të na tregojë se si duhet të sillesh e veprosh.
Po i shkruaj këta rreshta sepse, sido që të jetë, jam nga opinionistët (mendimtarët) e parë në Kosovë që kam bërë zhurmë rreth punësimit në organizata e institucione publike. Edhe nga përvoja, edhe nga shkollimi kam mësuar se punëtorët janë ata që përcaktojnë përfundimin dhe cilësinë e një prodhimi. Kur flas për punëtorë nuk flas vetëm për punëtorë administrate por edhe për drejtorë, si kategori përcaktuese, vendimmarrëse dhe vendimtare e një institucioni, e një prodhimi institucional.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Zbulohet arsyeja pse u anulua penalltia e Alvarezit kundër Real Madridit

Ancelotti flet për fitoren ndaj Atletico Madridit dhe penalltinë e diskutueshme të Alvarezit

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

Simeone ndihet krenar me skuadrën e tij, reagon edhe ndaj polemikave të penalltisë së Alvarez

Tërmeti më i fortë në 40 vjet godet Napolin, i gjithë qyteti zgjohet nga 'zhurma e madhe' para lëkundjes

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker