LAJMI I FUNDIT:

Scharlote: “L’Oreal” i ka ngatërruar ngjyrat

Scharlote: “L’Oreal” i ka ngatërruar ngjyrat

Një grua e ka hedhur në gjyq kompaninë "L'Oreal" duke sugjeruar se ia ka shkatërruar jetën shoqërore, mirëpo Gjykata në Conecticut ia ka refuzuar padinë.

Scharlote Finney i kishte ngjyrosur flokët me ngjyrë të kompanisë "L’Oreal" ku paraqitej ngjyra bionde, ndërsa brenda kishte mbajtur ngjyrë kafe, dhe nga ky moment kishin filluar problemet e saj.

Ajo u ka thënë gazetarëve se ajo kurrë më nuk do të mund t’i bëjë flokët e saja bionde natyrale ashtu siç i kishte pasur. Ajo ka shtuar se kjo gjë e ka shqetësuar aq shumë saqë ka filluar të merr edhe qetësues.

Scharlote ka pasur kokëdhimbje të mëdha dhe ankth, por edhe nuk ka zgjuar interesim te meshkujt sikurse ka ndodhur kur ka qenë bionde.


Për këtë ndodhi të pakëndshme ajo është detyruar të qëndrojë në shtëpi, ndërsa kur ka dalë diku është dashur të mbajë kapela për të mos iu parë flokët.

Gjykatësi e ka refuzuar padinë e Scharlote duke thënë se ajo nuk ka vërtetuar asgjë në akuzat e saj për kompaninë, duke lënë përshtypjen se Scharlote nuk e ka lexuar mirë ngjyrën para se ta vendoste në flokë.