LAJMI I FUNDIT:

SBAShK: Qeveria nuk ua uruan, por po ua urojmë ne

SBAShK: Qeveria nuk ua uruan, por po ua urojmë ne
Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti dhe ministrat e tij se gjatë konferencave përmbyllëse nuk gjetën asnjë minutë për t’i përshëndetur policinë, punëtorët e arsimit, administratën publike e zjarrfikësit.

SBAShK-u tha se përkundër që Qeveria e Kosovës nuk i uroi, një gjë të tillë po e bëjnë ata, duke thënë se urojnë që në vitin 2025 “të kemi kryeministër e qeveri, e jo sulltan e pashallarë”.

“Qeveria nuk ua uruan, po ua uron SBASHK. U mbajtën konferenca përmbyllëse me mediet në këtë fundit dhe duke u nisur fakti se as kryeministi Kurti e as ministrat e kësaj qeverie nuk e gjetën as edhe një minutë për të përshëndetur policinë tonë, që ka dhënë qindra shembuj në mbrojtje të atdheut, as punëtorin e arsimit, që u bë simbol i qëndresës në vitet e 90-ta e deri sot, as për
administratën publike e as për zjarrfikësit e shërbyesit tjerë të popullit të Kosovës”, thuhet mes tjerash në komunikatë.


Tutje, SBASHK thotë se “iu uron Vitin e Ri punëtorëve arsimorë, policisë, punëtorëve shëndetësor, zjarrfikësve, punëtorëve të administratës dhe gjithë shërbyesve civilë dhe punëtorëve në sektorin privat me urimin që në vitin 2025 të kemi kryeministër e qeveri e jo sulltan e pashallarë”./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zbulimi i kultivimit të hashashit nën tokë, kryeprokurori i Pejës: Kemi dyshime për laborator droge

Zbulimi i kultivimit të hashashit nën tokë, kryeprokurori i Pejës: Kemi dyshime për laborator droge

Kronika e Zezë
Cila është mosha më e përshtatshme për dërgimin e fëmijëve në kopsht – shpjegon psikologia Deliu

Cila është mosha më e përshtatshme për dërgimin e fëmijëve në kopsht – shpjegon psikologia Deliu

Lajme
Raportimet për tërheqjen e trupave amerikane, “OCTOPUS” i quan propagandë dhe manipulim për të krijuar frikë në Ballkan

Raportimet për tërheqjen e trupave amerikane, “OCTOPUS” i quan propagandë dhe manipulim për të krijuar frikë në Ballkan

Lajme
Haxhiu: Njëherë jemi të fokusuar te formimi i qeverisë, zgjedhja e presidentit zhvillohet vitin e ardhshëm

Haxhiu: Njëherë jemi të fokusuar te formimi i qeverisë, zgjedhja e presidentit zhvillohet vitin e ardhshëm

Lajme
Haxhiu: Kurti asnjëherë nuk ka refuzuar që të japë dëshminë e tij, por i ka ftuar prokurorët që t’i shkojnë në zyrë

Haxhiu: Kurti asnjëherë nuk ka refuzuar që të japë dëshminë e tij, por i ka ftuar prokurorët që t’i shkojnë në zyrë

Lajme
Operacion i policisë në Pejë, zbulohet kultivim i hashashit nën tokë

Operacion i policisë në Pejë, zbulohet kultivim i hashashit nën tokë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori