LAJMI I FUNDIT:

Sarkozy: Franca përkujdeset për sigurinë e Izraelit

Sarkozy: Franca përkujdeset për sigurinë e Izraelit

Presidenti francez Nicolas Sarkozy ka deklaruar të dielën mbrëma në Jerusalem se vendi i tij asnjëherë nuk do të sjellë në rrezik sigurinë e Izraelit dhe se mbështet çdo iniciativë për paqe në Lindjen e Afërm.

"Garancia më e mirë për shtetin e Izraelit është shteti i pavarur dhe demokratik palestinez", ka thënë Sarkozy i cili po qëndron në vizitë dyditore në Izrael dhe në Bregun Perëndimor së bashku me gruan e tij Carla Bruni, si dhe një numër ministrash e personash afarist.